• |
ide | kryesore

Pas Rita Orës edhe Dua Lipa pjesë e “Fifty Shades”

Paparazzi, Slider



Rita Ora njoftoi pak kohë më parë bashkëpunimin me Liam Payne për këngën “For You”, e cila do të jetë pjesë e filmit që pritet të dalë në shkurt, “Fifty Shades Freed”. Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë nga Kosova publikoi listën e këngëve që do të përdoren si kolonë zanore, mes tyre shohim emrin e një tjetër shqiptare: atë të Dua Lipës. Në listën e këngëve që do të jenë pjesë e sagës së tretë të filmit “Fifty Shades”, është edhe bashkëpunimi mes Dua Lipës dhe Whethan, “High”. Këngët e Ritës dhe Duas pritet të dalin më 12 janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *