• |
ide | kryesore

Problemi ligjor i Ardi Veliut për të zëvëndësuar Haki Çakon

Lajme, Të fundit

Ardi Veliu drejton policinë e Tiranës që nga prilli i vitit të shkuar, kur me një të rënë të lapsit, Fatmir Xhafaj shkarkoi nga detyra 33 shefa të policisë. Burime thanë se Veliu është përzgjedhur nga Fatmir Xhafaj për një promovim tjetër kwto ditw, për zëvëndësimin e Haki Çakos.

Ardi Veliu nuk njihet si pjesë e klanit Tahiri-Çako në polici. Mungesa e eksperiencës në kupolën drejtuese të policisë vitet e fundit do t’i bënte nder çdo polici, po të kihet parasysh keqpërdorimi që iu bë nga biznesi i drogës.

Por në rastin e kandidaturës së Ardi Veliut për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mungesa e eksperincës kthehet në një problem.

Në kriteret që duhet të përmbushen për të qenë Drejtor i Përgjithshëm në pikën b) të ligjit, thuhet që kandidati duhet “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”.

Ardi Veliu nuk e plotëson këtë kusht, ose më saktë pjesën e dytë të tij që thotë se kandidati duhet të ketë 10 vjet eksperiencë në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Mjafton t’i hedhësh një sy posteve që ka mbajtur më parë Ardi Veliu. Në jetëshkrimin e tij në faqen zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranë karriera e Veliut paraqitet si më poshtë:

Karriera profesionale:
Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016
Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017
Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane.©Lapsi.al

1 Comment

  1. pse ju te lapsit po i humbni vite ne pervoj pune arditit.
    arditi ka punuar si adoleshent ne qenefin negjmije ku me rama,xhafen e ruqin kan tjerr lesh per socialistat si frroket,ndoket,roshet e doshet,didi e qako,tahiri e shullazi.qe ne moshen 7 vjeqare rama lepinte bustet e enverit,stalinit e leninit.arditi ka lepir vetem bustet e mao lu ce dunit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu