• |
ide | kryesore

Protesta para Kryemistrisë, Basha me të tijët cakton datën dhe detyrat për deputetët

Lajme, Të fundit



Basha së bashku me grupin e tij parlamentar ka vendosur sot datën e protestës së parë për vitin 2018. Ajo do të mbahët më 27 janar, para godinës së Kryeministrisë. Mësohet se deputetët demokratë kanë marrë direktiva lidur më detyrat që do të kenë në lidhje me zonat që përfaqësojnë.

Do të jenë pikërisht këta deputetë që do të shkojnë në zonat e tyre për të takuar qytetarët dhe për t’i organizuar ata për protestën. Ndërkohë që nuk dihet se si do të jetë raporti i opozitës me parlamentin këtë sezon të ri perlamentar që fillon, por ajo që dihet është fakti se seancën e parë më datë 15 janar, opozita do të jetë e pranishme ne sallë.

Po ashtu si PD edhe LSI ka mbledhur sot gruin e saj parlamentar për të diskutuar për këtë protestë që pritet të mbahet në fudn të muajit në kryeqytet. Një nga çështjet për të cilat opozita fton qytetarët të protestojnë, është varfëria si produkt i një qeverisjeje ilegjitime. Gjithashtu, në fokus të protestave të opozitës do të jenë edhe shkelja e Kushtetutës me zgjedhjen e Kryeprokurores dhe skandali i përfshirjes së ish-ministrit Saimir Tahiri në hetimet për trafikun e drogës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *