• |
ide | kryesore

Reagon aktorja: Golden Globes, fallcitet Hollywood-i

Paparazzi, Slider



Veshjet e zeza dhe lëvizja ‘TimesUp’ në Golden Globe Awards të dielën kishin për qëllim të sillnin në vëmendje gjendjen e vështirë të viktimave të sulmeve seksuale, ngacmimeve dhe pabarazisë.

Por një nga gratë që drejtojnë shtysën për drejtësi nuk ishte entuziaste për demonstratën e industrisë argëtuese.

Rose McGowan i’u përgjigj postimit në Twitter të aktores Asia Argento

“Askush nuk duhet ta harrojë se keni qenë të parët që thyet heshtjen”, shkruante Argento. “Kushdo që përpiqet ta zvogëlojë punën tuaj është një armik i lëvizjes. Më keni dhënë guximin të flas, unë jam në anën tuaj deri sa të vdes”.

Ndërkohë McGowan u përgjgj kështu: “Dhe asnjë nga ata njerëz të zbukuruar të veshur me të zeza për të nderuar përdhunimet tona kanë ngritur asnjë gisht për të mos qënë kështu. Unë nuk kam kohë për fallcitete të Hollivudit, por ju e doni”.

Të dyja McGowan dhe Argento kanë akuzuar ish-manjatin e filmit Harvey Weinstein për sulme seksuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *