• |
ide | kryesore

Zbulohet çfarë do të bëjë Pink në “Super Bowl”

Paparazzi, Slider



Pink do ta nisë ceremoninë e Super Bowl-it duke kënduar himnin kombëtar, para lojës në Minneapolis më 4 shkurt, ka bërë me dije Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan (NFL).Kjo performancë njëherësh do të jetë e para për këngëtaren fituese të çmimit “Grammy” në skenën e Super Bowl.
Performancat e himnit kombëtar kanë qenë tema të nxehta diskutimi gjatë sezonit të NFL-së, pasi lojtarët shfrytëzonin rastin që të gjunjëzoheshin, uleshin apo t’i lidhnin duart gjatë këngës, në shenjë proteste për pabarazinë racore dhe brutalitetin policor në ShBA.
Këto lloj protestash janë kritikuar nga administrata Trump, e cila ka zgjedhur t’i interpretojë këto demonstrata si ofenduese ndaj ushtrisë amerikane.
Super Bowl është ngjarja më e ndjekur televizive në SHBA, që tërheq më shumë se 100 milionë shikues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *