• |
ide | kryesore

Zbulohet pse The Weeknd shkëputi kontratën me H&M

F1, Paparazzi



The Weeknd ka nderprere bashkepunimin me H&M pas një reklamë kontroverse që kritikët e kanë etiketuar si ‘raciste’.
Zinxhiri i modës suedeze ka marrë reagime të ashpra për përdorimin e një imazhi të një fëmije me ngjyre që mbante një bluze të gjelbër me kapuç 10.99 dollarë, me frazen ‘Coolest Monkey in the Jungle’ të shkruar mbi te. Bluza ndodhej faqen e tyre te internetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-se.
The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka bashkëpunuar dy herë me H&M duke performuar dhe ne fushaten e koleksionit te Pranveres 2017.
Pavaresisht kesaj, nepermjet llogarise se tij ne Twitter, ai njoftoi te gjithe ndjekesit e tij per shkeputjen me brandin. “Ne kemi hequr foton nga të gjitha kanalet tona dhe bluza nuk është më në shitje . Gjithashtu do të shikojmë në rutinat tona të brendshme për të shmangur situata të tilla në të ardhmen. Persa i perket The Weeknd, do te vazhdojme bisedimet me te dhe ekipin e tij veçmas.”
“Ne sinqerisht kërkojmë ndjesë për ofezen qe ju eshte bere njerëzve me këtë imazh”, tha kompania në një deklaratë. ‘Imazhi është hequr nga të gjitha kanalet online dhe produkti nuk do të shitet në Shtetet e Bashkuara.
“Ne besojmë në diversitet dhe ne gjithpërfshirje, keshtu do te rishikojme te gjitha politikat tona të brendshme në mënyrë që të shmangim çdo çështje të ngjashme ne te ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *