• |
ide | kryesore

Aksidenti në Mat/ Drejtuesi i makinës u gjet pranë lumit i vdekur

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë një të vdekur ndodhi pasditen e sotme në Milot, rrugën Pllanë-Rrubik, ku një makinë tip “Benz” doli nga rruga dhe ra në lumin Mat.

Afër lumit u gjet një shtetas i pajetë që dyshohet se mund të jetë drejtuesi i makinës. Policia arriti të nxjerrë mjetin me targa “AA 272 JN” nga lumi dhe nuk janë konstatuar njerëz të tjerë brenda makinës dhe as jashtë, pranë saj.

Dyshohet se shtetasi që u gjet i pajetë të ketë qenë duke drejtuar makinën i vetëm kur ka ndodhur aksidenti. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *