• |
ide | kryesore

Analiza e Majlinda Bregut/ Gabimi i madh që po bën Lulzim Basha

Lajme, Të fundit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka bërë një analizë për situatën politike e ftuar në studion e gazetares Eni Vasili. Ajo thotë se i druhet faktit se Basha po bën të njëjtën lojë si me çadrën para zgjedhjeve të 28 qershorit 2017.

“Çadra fundosi ose vendosi rezultatin e PD në zgjedhjet e qershorit. Çadra nuk arriti të tërhiqte qytetarët. Nuk arriti të bindte elektoratin gri duke i vënë vulën me marrëveshjen e 18 majit. Nuk ishte gabim që u bë një marrëveshje, por mënyra se si ndodhi. Ai bëri një marrëveshje të paqartë. Nuk e bëri siç po bëhet sot në Gjermani. Edhe sot ne nuk e dimë çfarë marrëveshjeje u bë në 18 maj” – tha Bregu.

“Ne nuk e dimë që ky janar nuk po na çon në një tjetër çadër. Që Basha do ta përdorë protestën dhe aksionin politik të këtij fillim-janari sërish siç ndodhi me çadrën” – është parashikimi i Bregut.

“Për një vit PD dhe politika do të shkojë në zgjedhje. E kam ngritur shqetësimin edhe më herët. Kam frikë se e njëjta situatë do të përsëritet. Edhe sot PD nuk ka kuptuar se çfarë ndodhi. Zgjedhjet e fundit lokale që kanë ndodhur ishin ato në Dibër dhe prej atij momenti. Sa herë që të kishim mundësi do ta thoja. Ne nuk mund të shkonim në një betejë pa ushtrinë tonë. PD ka bërë një proces analizë ku kanë marrë pjesë vetëm 30 % e anëtarësisë. Sot PD nuk ka një kauzë të qartë opozitare. Nuk e dimë kundër kujt po bëjmë opozitë” – shton Bregu që nuk ndalet me akuzat.

“Lulzim Basha ka një problem me vetveten. Ka një problem shumë të madh. Ne kemi një trajektore në PD. Jemi njohur përpara pasi kemi qenë në të njëjtin brez dhe maturë. Ka një gjë me të që më vjen keq. Është problemi që ai ka me “të vërtetën dhe mohimin”. E ka pranuar ai që është ai përgjegjës për përjashtimet nga lista dhe ata që futi në parlamentin e ardhshëm.

Ai bën sot të penduarin me një fjali në një studio televizive duke i ftuar të gjithë të kthehen në PD. Ai ka një problem me “të vërtetën”. Nuk mund të bësh ftesa nga një studio televizive. PD ka demokratët që kanë luftuar vërtet përpara Bashës dhe Bregut në këtë parti. Këta duhen ftuar të parët. Kam folur me të që nga 15 maji kur ishte Hoyt Yee në Tiranë. Pas asaj nuk kemi kontaktuar më” – tha Bregu. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Cadra ishte cader dhe mire ishte sepse u ngrit mbi kauza teper te forta e kerkuese.Nisja nuk qe e keqe ne kerkesat e vendosmerine. Poulli demokrat e ne pergjithesi ata qe po ndjenin shtypjen e varferine qe po i bente pushteti rilindas ishte ne ngritje, porpresioni politik i te derguareve europiane e amerikaneqe teper shtrengues e irrezikshem per PD ne, kete e dine te gjithee no koment. Po te shohesh e te degjoshe keta qe kundershtojne ;; CADREN” keta asnje here nuk ligjeruan , nuk protestua ne cader per mobilizimin demonstrativ te masave popullore per kerkesat qe ngrinte PD ja , e sot hedhin analiza, mendime. e kritika se faijn e paska vetem L. BASHA, edhe ka gabime,edhe disi msheftesi opotune politikete imponuar nga nderkombetaret, por qe ta ngarkosh sot me pa dituri, e organizim partiak, mua me duket se nga ky grup egziston ;;tendence’Atehere nese keta deemokrate opinioniste bashkohen, ne mendime e veprim kunder se keqes se ketij pushteti faliment te popullit demokratet e demokracia fiton.

  2. po per Prudentino do na thuash ndonje llaf? po si ske turp turikale qe del e thua nuk e dime kunder kujt po bejme opozite. Ndoshta kunder UFOve

  3. Problem ne PD nuk jane Majlindat, Bashat apo Berishat por mosbesimi qe elektorati qytetar ka per moralin njerezor e moralin politik per keta te ashtequajtur lider.

  4. ik moj qelbesine!
    Vodhe tendera, e u bere bukeshkale.
    Per cfare te shantazhon Rama?!!!! E dine te gjithe, keshtu qe ha ato miliona euro qe ke vjedh e mos na bej si e zgjuar e te dhimbset fati i PDse.

    Ik shko shkurto dhe futyren me kete rast se e ke nje m te gjate.. ke para apo apo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu