• |
ide | kryesore

Angelina Jolie shpërfill Jennifer Aniston, i gjithë show shijohet nga aktorja tjetër (FOTO)

Paparazzi, Slider



Këtë fundjavë dy aktoret e njohur patën përballjen e tyre të parë që nga koha kur Jolie është divorcuar. Të dyja kanë qenë të pranishme në “Golden Globe” këtë të diel.

U supozua se do të ishte një moment i sikletshëm për to dhe duhet thënë se nuk ka kaluar pa reagime. Gjatë kohës që Jennifer Aniston ishte duke mbajtur fjalim, Jolie është treguar tërësisht indiferente. Një nga momentet më të sikletshme është fiksuar edhe në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale ku aktorja e “50 Shades of Gray” Dakota Johnson sheh me bisht të syrit veprimin e Joli teksa Aniston është në skenë. Dakota me siguri ka shijuar një spektakël të shkurtër duke hedhur sytë herë nga Aniston dhe herë nga Jolie.

Angelina është kritikuar gjithmonë si “fajtorja” e ndarjes së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston vite më parë,pas pesë vitesh martese. Jolie dhe Pitt u njohën në xhirimet e filmit “ Z. dhe Znj. Smith” për t’u lidhur e martuar më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *