• |
ide | kryesore

Basha: As më 18 maj e as sot bashkëpunim me Ramën

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se me Edi Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, dhe nuk ka pasur as me 18 maj.

Sipas Bashës, kjo vjen pasi Rama njeh sundimin mafioz ku 10 oligarkë, pa i përmendur me emra, u shpreh se marrin çdo tender dhe koncesion. Sipas kreut të PD-së, kjo është arsyeja dhe shkaku i gjendjes ekonomike të vendit dhe eksodit të shqiptarëve.

“Nuk ka asnjë bashkëpunim me Edi Ramën. Nuk e kam konsideruar në asnjë çast bashkëpunëtor Edi Ramën, por është palë.

Palë është edhe sot që duhet mundur. Bashkëpunëtor nuk e kisha as me 18 maj. Edi Rama nuk njeh demokraci, nuk njeh votë të lirë. Ky njeri njeh vetëm sundimin mafioz, 10 oligarkë marrin gjithë tenderat dhe konçensionet, dhe kjo është arsyeja dhe shkaku i gjendjes ekonomike dhe largimit të shqiptarëve.” – u shpreh Lulzim Basha në emisionin “Fakt”. ©LAPSI.AL 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *