• |
ide | kryesore

Bashkim Fino dorëzon mandatin e deputetit, kandidon për kreun e FSHF

Kryesore, Lajme



Duket se për Armando Dukën nuk do të ketë më një mandat tjetër si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi përballë tij do të jetë një kandidaturë e fortë, e cila ka për më tepër mbështetjen politike të kryeministrit Edi Rama. Burime ekskluzive të Lapsi.al thonë se nesër Bashkim Fino do të zyrtarizojë kandidaturën e tij për postin e kreut të FSHF-së.

Për këtë garë ai do të dorëzojë edhe mandatin e deputetit që ka marrë në zgjedhjet e 25 qershorit. Burimet i thanë Lapsi.al se Fino e ka gati platformën për të sfiduar ‘të paprekshmin’ Armando Duka, i cili kërkon mandatin e pestë në krye të futbollit shqiptar. Pak kohë më parë Duka e Fino shkëmbyen replika publikisht. I pyetur gjatë një interviste për kandidimin e mundshëm të Bashkim Finos, Duka nuk e kurseu ironinë teksa u shpreh:

Nëse Bashkimi do të jetë kandidat për president si përfaqësues i Partisë Socialiste, ai duhet të dalë nga zyrat e saj. Nëse jo, partia duhet të bëjë të kundërtën dhe të thotë se distancohet nga kjo iniciativë që është e drejta e plotë e zotit Fino, e cila mund të jetë private. Partia Socialiste patjetër që do ta bëjë këtë gjë. Ose do ta vendosë si kandidatin e saj, ose do të thotë që është iniciativë private. Kjo do të jetë në të mirën e lojës që futbolli të mos jetë i varur nga politika”.

Pas kësaj ka patur reagim edhe nga Bashkim Fino, i cili i ka kërkuar Armando Dukës të linte mënjanë sarkazmën, duke i kujtuar në të shkuarën mbështetjen e Partisë Socialiste.

Por gara mes Finos dhe Dukës nuk mund të mos jetë pa sfond politik. Kandidati-deputetet, do të ketë një mbështetje jo të vogël nga qeveria. Kujtoni që shumica e kryebashkiakëve të vendit janë të zgjedhur nga PS-ja. Me një urdhër të Ramës të gjithë mund të vihen në rresht për të votuar Finon. Por edhe Armando Duka ka mbështetjen e vet. Së fundi janë denoncuar në media disa shoqata fantazmë, të cilat drejtohen nga njerëz pranë tij.

Këto shoqata votojnë për kreun e FSHF-së, duke ia lehtësuar rezultatin Armand Dukës që në nisje. Por mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat deri atëhere dhe ajo që duhet thënë është se deri më tani, zyrtarisht as Armand Duka nuk e ka konfirmuar rikandidimin për mandatin e pestë.

Njeriu që drejton futbollin shqiptar prej 16 vjetësh është akuzuar jo pak për abuzim me fondet, ndeshje të trukuara apo dhe favorizim të ekipeve të caktuara të kampionatit, si dhe deri në marrje ryshfeti për të pranuar në kombëtare futbollistë të ndryshëm. Në vitin 2006 kur Berisha erdhi në pushtet, bëri përpjekje për ta larguar Dukën nga FSHF-ja, por kjo u frenua edhe me ndërhyrjen e UEFA-s, e cila kërcënoi se nëse do veprohej më tej, vendi ynë do të përjashtohej nga organizmat ndërkombëtar të futbollit. Nëse garat e tjera i ka fituar lehtësisht, kjo ndoshta do të jetë gara ku Armando Duka do të frenohet pas 16 vitesh si president i FSHF-së. Megjithatë mbetet të presim!

©LAPSI.al 



10 Comments

  1. B, FINO iduhet vellait te KM, dhe e dyta a e kuptoni se po qe se partia nuk drejton dhe sportin masiv keta e quajne deshtim. Pune mentaliteti, sepse FINUA para ese ta pranoi te na beje nji ci- vi se sa merr vesht nga sporti, se ne politike edha kontributin e baballareve, .Po qe se keta rilindas marrin edhe sportin, Flamuri i I hoxhisteve komuniste do mbuloi cdo institucion,Se paku ky qe eshte ia ka marre doren ,, me pak kontroll puna mund te ecemire. Mos mbani shprese tek finua.,,, i finosur.

  2. te dy majmune jane,me ndryshim se keta rendi pas lekeve.po ky palaqo fino eshte bere si kiu-fiu nesherbim te paetise

  3. Bushat po Ilir Metes i lejohet re punoje per duken???Apo si Duka si Meta e njohin mire vleren e parase.Meta dhe Mona kane kohe qe kane filluar fushaten me duken.Kjo te duket e ligjshme ty Bushat??? Fshiheni pas gishtit beni sikur nuk shikoni

  4. ZZZZZZben grenza dhe dihet ben zhurme ,pickon por eshte e padobishme.Besoj ti komentus e kerkove dhe aty e gjete veten te grenza.Keq per ty por sa per ZFino bej durim Ti shikojme punen dhe flasim.Por pse je kaq i deshperuar more rrogetar i Don Dukes.Qeshu qeshu vajze e mbare

  5. Zzzzzzz grenza bukuroshe ti nuk ben dot mjalte Cfardo te besh e demshme do ngelesh moj vajze.Bej dicka per vete Argetohu qenke rende shume.Pse gjithe ky pikellim qe do iki Don Duka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *