• |
ide | kryesore

“Bisedimet mes dy Koreve meritë e Trump”

Planet

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i njohu meritën presidentit amerikan, Donald Trump për të ulur në tryezën e bisedimeve vendin e tij me fqinjët veriorë komunistë.

Në fjalimin e tij për vitin e ri në Seul, presidenti i koresë së jugut, tha se është i gatshëm të takohet personalisht me liderin koreano-verior Kim Jong un në të ardhmen, ndërsa kërkoi çarmatimin e fqinjëve nga armët bërthamore.

“Nuk duhet të ketë sërish luftë në gadishullin e Koresë. Qëllimi im është të zgjidh problemin bërthamor të Koresë së Veriut dhe të përforcojë paqen”, deklaroi Moon.

Të martën, pas një dite të gjatë negociatash në zonën e demilitarizuar mes dy koreve, Peniani ra dakord të dërgojë një ekip në lojëra olimpike dimërore në Korenë e Jugut dhe të nisë bisedimet me Seulin për lehtësimin e tensioneve ushtarake.

Presidenti korean Moon përgëzoi personalisht Trumpin për këtë dhe tha se homologu i tij amerikan kishte dhënë një kontribut shumë të madh për realizimin e bisedimeve. Trump shkroi më herët në Twitter se bisedimet mes Koreve ishin meritë e qëndrimit të tij të ashpër dhe angazhimit të gjithë fuqisë amerikane në këtë kuadër.

1 Comment

  1. ky eshte sukses afat shkurter ,suksesin afat gjate e garanton vetem drejtesia haku ,vlerat virtyti,qe cojne ne marrveshje mirkuptimi tolerance vlersim raliteti ,ndarje problemi dhe pranimorientimi zgjilljesh dobish permes marrveshjeve ,kur njerzit arrin vlerat do thot ndollen tek virtyti kryefjala zgjilljeve suksesit,keto jan rruga zgjilljeve afatgjat,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu