• |
ide | kryesore

Çfarë kërkon të arrijë Basha me protestën e 27 Janarit

Lajme, Të fundit



Me barrën e marrëveshjes së 18 Majit mbi supe dhe 6 muaj pas humbjes së zgjedhjeve, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me demokratët, të cilët duhet t’i bindë të dalin përsëri në protesta. Simpatizantëve të Durrësit iu tha se ajo që kërkon kësaj radhe, është drejtësi.

“Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë drejtësi. Ne kërkojmë drejtësi sepse duam zgjedhje me drejtësi, jo blerje të pushtetit. Duam një drejtësi që ndëshkon krimin dhe korrupsionin, që ndëshkon Sajmir Tahirin dhe banditët e tij, që ndëshkon qeveritarët e korruptuar, që ka guximin të vendosë para drejtësisë dhe prapa hekurave këdo qeveritar dhe pushtetar pavarësisht prej pushtetit” ka thënë Lulzim Basha.

Kapja e prokurorisë nga socialistët dhe shenjat se dosja Saimir Tahirit po shkon drejt mbylljes i ka dhënë një motiv të fortë për të protestuar.
Por gjasat janë që protesta nuk do të zhvillohet përballë prokurorisë së Krimeve të Rënda, aty ku zhvillohen hetimet për Tahirin dhe të tjerët. Sipas Bashës, e keqja vjen nga Edi Rama që zgjedhjet i fitoi me krimin.

“Nëse votën e merr me kriminelët, nuk ndjen detyrim me njerëzit e thjeshtë, kaq e thjeshtë është. Kjo është arsyeja përse 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritës dhe të ujit. Kjo është arsyeja përse 30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot nevojat minimale ushqimore. 39% nuk ngrohin dot shtëpitë. 70% e atyre që ikin janë nga mosha 19 deri 34 vjeç. Nuk e ka fare shqetësim. Shqetësim e ka, si t’i mbrojë kriminelët e vetë.”-u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se kryebashkiaku i Durrësit, i kapur duke u kërkuar kriminelëve blerjen e votave në shpërblim të tenderave, është modeli i aleancës së Edi Ramës me krimin dhe se, bashkë me Ardian Çelën, do të kenë të njëjtin fund. “Destini i tyre është para drejtësisë”– u shpreh Basha.©Lapsi.al



5 Comments

  1. Do te rezikojne shume me keto qe po bejne!Basha dhe Mona duan te bejne presion qe te shpetojne nga burgu! Nuk mund te shpetojne!Eshte teper vone! Dashi flet per moral> Nuk kemi harruar se cfare i beri Tirones tone me kioskat e Lanes! Vetem karten morale nuk mund te luaje Sala-Flori,Basha -Mona ne krah te Mediut te Gerdecit!

  2. Kerkoni drejtesi ju qe nuk keni bere kurre drejtesi, vec krime. Perpiquni sa te doni te mbroheni duke hedhur ne protesta ata pak njerez qe ju vijne pas pa ditur se c’bejne por perseri ne burg do shkoni.

  3. Komentusi tetovari eshte dashnori i komentusit ari.Te dyja keto djelmosha i qeteson vetem preshi i njome kur marrin superxhiro dhe tentojne te fyejne komentuesit e ketushem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *