• |
ide | kryesore

FOTO/ Frikë në Paris, grabiten me armë 3.5 milionë euro stoli në hotel “Ritz”

Lajme, Të fundit



Frikë në Paris pas një grabitjeje me armë në dorë në hotelin me 5 yje “Ritz”, një nga më të njohurit dhe luksozët. 5 persona të maskuar dhe me motorë kanë mësyrë mbi argjendari në hotelin e vendosur në sheshin “Vendome”. Ata kanë arritur të grabisin një sasi bizhuterish me vlerë 3.5 milionë eurosh.

Sipas dëshmitarëve, autorët ishin të armatosur me pistoleta dhe automatikë. Policia ia ka dalë të ndalojë 3 prej tyre ndërsa 2 janë ende në arrati.

5 personat hynë në argjendari rreth orës 18.30 duke thyer xhamat e saj me një send të rëndë. Gabimi i grabitësve ishte se kjo zonë kishte kaluar në shërbim të përforcuar policor prej vitit 2014 pasi në zonë ndodhet edhe selia e Ministrisë së Drejtësisë. Vazhdon operacioni për kapjen e 2 autorëve të tjerë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. “”””kanë mësyrë mbi argjendari “”””” ????

    o gazetar ose webmaster ose I.T person cfare dreqi je………. shkooooo mesoooooo shqiiiiiip..
    Apo ke mbaruar kristalin e famshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *