• |
ide | kryesore

Mimoza Hafizi ankohet sërish për Blushin: Po tenton të uzurpojë…

Lajme, Të fundit



Mimoza Hafizi reagoi sot me një status në Facebook për situatën brenda LIBRA-s, ku sipas saj, anëtarët e kësaj partie kërkojnë mbledhjen e bërthamës për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por Ben Blushi po e pengon.

Sipas Hafizit, LIBRA po uzurpohet. Ajo shkruan se uebsiti i partisë nuk pranon njoftimin për të mbledhur bërthamën e partisë, prandaj lajmërimin për këtë mbledhje, më 12 janar, po e jep vetë në Facebook.

Hafizi shkruan se Ben Blushi prej 6 muajsh nuk pranon t’a mbledhë bërthamën e partisë.

“Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.

Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017”, shkruan ndër të tjera Hafizi. .

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR ANËTARËSINË LIBRA

Në situatën kur Portali i Partisë Libra, ëëë.libra.al, nuk pranon të publikojë thirrjen për mbledhje të Bërthamës LIBRA, jam e detyruar të përdor faqen time personale, për informim të anëtarësisë.

Bërthama Libra është organ themelor statutor, i votuar nga e gjithë anëtarësia me parimin një anëtar, një votë. Bërthama i ka të gjitha kompetencat e saj të përcaktuara në Statut.

Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.

Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017.

Në këto kushte, në përputhje me përcaktimet e Statutit Libra, më tepër se 1/3 e anëtarëve të Bërthamës kanë kërkuar mbledhjen e saj, me datë 12 Janar 2012.

Në vijim njoftimi i mbledhjes drejtuar 30 anëtarëve të Bërthamës:

Në kushtet që jemi, Libra është sot një institucion i rrudhur, një instrument i fjetur politik edhe pse në fazat e para të formimit institucional. Nisur nga këto konstatime dhe të bindur se e ardhmja, pritshmëritë dhe fati i lëvizjes varen sot eskluzivisht nga vullneti dhe pasioni ynë i përbashkët, një grup nismëtar (anëtarë të zgjedhur të Bërthamës) kërkojnë si më poshtë :

Mbledhje të Bërthamës Libra

Bazuar në nenin 11 të Statutit Libra, ku përcaktohet :

”Mbledhja e Bërthamës thirret nga Kryetari ose nga 1/3 e Bërthamës. Me thirrjen e Bërthamës përcaktohet dhe rendi i ditës.”

Thërrasim mbledhjen e Bërthamës Ditën e Premte, datë 12 Janar, ora 19:15, me këtë rend dite:

  1. Sqarimi dhe përcaktimi i statusit të secilit prej anëtarëve të Bërthamës, që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në mënyrë jozyrtare,
  2. Analizë e situatës së brendshme dhe zhvillimeve në Libra, si dhe pozicionimit të saj aktual politik.



3 Comments

  1. me rrac e poshter se komunist stalini nuk ka.keta per karrige nenn e vet qiejn ,motrat trafikokjn,roshit te miturit ja qojn mushkonja ju duken aviont,femij jasteku i griseldes vetem qe te han e thithin ngjalen e metes. vetem karriken ta fitojn.te tilll jan ter partia socialiste sifiliste.nga ppsh,ne ps pastaj lsi,plsh,nisma e katerdhjet te tjera.

  2. Vetem Blushin mos e shani se Bushati e heq menjehere lajmin.Blushi eshte nje karrierist dhe egoist qe se ka shokun,prandaj dhe nuk e do njeri(pervec vehtes se tij)

  3. Eshte per te ardhur keq se si nje pedagoge e ketij niveli arrin te bjere ne kete nivel ku meret me Ramen dhe Blushin&Co sa keq me vjen per ty moj profesoreshe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *