• |
ide | kryesore

Mozzik lë “On Records”: Nuk u krenuat kurrë me mua (Foto)

F1, Paparazzi
mozzik-680x365_c-600x365.jpg



Është e vështirë të harrohen këngët e tij që u kthyen hit e “pushtuan” çdo klab shqiptar dhe jo vetëm. Mozzik me “Kokainën”, “Kuks”, “Xhelozi” e shumë të tjera arriti të bëjë për vete shumë fansa anë e mbanë botës.  Të gjithë e njohën si Mozziku I “On Records” por tashmë erdhi koha e ndarjes nga kjo kompani. Ditën e sotme Mozzik ka bërë të ditur largimin nga “OnRecords” sëbashku me vëllain e tij Getinjo. Ndarja e tyre në dukje nuk ka qënë dhe aq normale.

“Njerëz të dashur, deshtëm me ju inform që unë Mozzik dhe vëllau im Getinjo nuk jemi më pjesë e On Records. Këngët e tona jan fshi nga kompania në fjalë, I falenderojmë për punën e përbashkët gjatë këtyre viteve. Vlera jonë nuk do të shuhet asnjëherë, do të shihemi së shpejti me këngë të reja. Ju duam! 2Brothaz”, ka shkruajtur Mozzik në Instagram.

Por nuk mbaron me kaq pasi sic është shprehur Mozzik, kompania e ka prekur në sedër duke e kërcënuar dhe ofenduar.

Në një status të gjatë ai shpreh se nuk ka qënë një prodhim I “On Records”, por prodhim I vetes së tij.

Ndërkohë nga kompania e “OnRecords” nuk ka ende një reagim ose kundërpërgjigjë për fjalët e thëna nga Mozzik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *