• |
ide | kryesore

P Diddy ofertë djalit të H&M që u përfshi në racizëm

Paparazzi, Slider



P Diddy doli në krah të djaloshit që u përfshi në çështjen e reklamës së kompanisë “H&M”, për shkak të shkrimit në bluzë, që u cilësua racist.
Këngëtari më i pasur, që kryeson prej vitesh listën e publikuar nga “Forbes”, i ofroi djaloshit me ngjyrë një kontratë 1 milion dollarëshe, për të qenë model i markës së tij “Sean John”. Madje reperi publikoi dhe një foto të modifikuar të djaloshit, duke rregulluar shkrimin nga “Majmuni më fantastik në xhungël” në “Mbreti më fantastik në botë”. Krahas saj ishte shkrimi: “Trego pak respekt! Te ne ka ndershmëri dhe lavdi prej Zotit. Gjithçka tjetër është mosrespektuese”!
Kompania suedeze u akuzua për racizëm pikërisht për këtë shkrim në bluzën e reklamës së linjës “H&M”, për frazën e mbajtur veshur nga djaloshi me ngjyrë.
Një ditë më parë, The Weeknd njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me “H&M”, duke e cilësuar veten të ofenduar dhe të shokuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *