• |
ide | kryesore

Serena Williams në kopertinën e “Vogue” me vajzën e posalindur (Foto)

Paparazzi, Slider



Tenistja e famshme botërore, Serena Williams, është personazhi i kopertinës së revistës së famshme botërore “Vogue”, së bashku me vajzën e saj katërmuajshe Alexis Olympia Ohanian Jr. Në këtë foto, sportistja duket bukur me fustan të kuq nga Versace, e cila bie në kontrast me të bijën e saj, të cilën e kanë kombinuar me një veshje të bardhë. Ajo po ashtu ka pozuar edhe me gjysmë-motrën e saj Isha Price, motrën Venus Williams, nënën Oracene Price, dhe gjysmë motrën Lyndrea Price. Nuk kishte si të mungonte edhe bashkëshorti i saj Alexis Ohanian. Në lidhje me rolin e ri të mëmësisë, Serena ka deklaruar: “Ndonjëherë bëhem vërtetë keq dhe ndjej se nuk mund të vazhdoj tutje. Është ndjesi e njëjtë negative që e kam në fushë ndonjëherë. Mendoj se thjesht kjo jam unë. Askush nuk flet për momentet e dorëzimit, për presionin që e ndjen, këputjen e jashtëzakonshme çdo herë kur e dëgjon fëmijën duke qarë. Jam thyer dhe kam qarë disa herë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *