• |
ide | kryesore

Tjetër largim nga Lëvizja Vetëvendosje

Lajme, Të fundit



Largimet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vijojnë. Pas kryetarit Visar Ymeri dhe sekretarit të Përgjithshëm, Dardan Molliqaj, së fundi ka deklaruar dorëheqjen edhe ish-kandidati për kryetar komune në Gjakovë, Driton Çaushi. Ai ka shkrur një letër publike, ku ndër të tjera e përshkruan si neveritëse dhe zhgënjyese përvojën e tij në Vetëvendosje.

“Unë u bëra pjesë e Lëvizjes me besimin e plotë në vlerat universale dhe konceptin politik që ajo përfaqësonte, dhe me përkuljen dhe respektin e thellë për vajzat dhe djemtë që e ndërtuan dhe mbajtën gjallë këtë organizatë. Përkundër gjithë kësaj, nuk mund të fsheh faktin që viti i fundit ishte nga më të pikëllueshmit dhe neveritësit të jetës time. Një përvojë neveritëse dhe tepër zhgënjyese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkruan Çaushi.

Vetëvendosje po shkon drejt zgjedhjes së kryetarit të ri të saj, me një kandidat të vetëm, liderin historik Albin Kurti. Por ky i fundit ka hasur në kundërshti të mëdha brenda partisë që e themeloi po vetë.

©LAPSI.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *