• |
ide | kryesore

Analiza e CNN/ Problemi i Donald Trump nuk është truri, por zemra e tij

Kryesore, Planet

Nga Michael D’Antonio
Në një tavolinë plot me ligjvënës – le ta quajmë një show i Presidentit, – Donald Trump u shfaq i vendosur për të provuar dy gjëra. E para, pas shumë spekulimeve për temperamentin e tij, i frymëzuar nga portreti i errët, i pikturuar në librin “Fire and Fury,”, ai padyshim donte të tregonte se kishte në dorë drejtimin dhe ishte i përshtatshëm për të qeverisur; dyta, se ai ishte një njeri i mirë dhe me zemër.
Në sytë e Trump takimi shihej si një sukses i madh. Ai tha se mbledhja e parë e kabinetit të vitit 2018 ishte e jashtëzakonshme dhe ajo mori vlerësime të mrekullueshme.

Në të vërtetë, në rolin e drejtuesit të ekzekutivit, Trump duhet të marrë tri, nga pesë yje, sepse foli me qetësi dhe nuk fyeu askënd.

Ai tregoi se kishte pak njohuri për çështjet e imigracioni, për të cilat do të duhej të diskutonte dhe dukej sikur po braktiste pozicionin e tij të mëparshëm. Ai madje mori rolin e një figure, e cila do të bënte çfarëdo që do të diktonte Kongresi dhe premtoi: “Nëse Senati arrin një marrëveshje, e nënshkruaj”.

Kthesa e Trump në rolin e njeriu me zemër të mirë u shoqërua edhe me thënie si “Vërtet, duhet të paguajmë një faturë për këtë dashuri dhe ne mund ta bëjmë këtë.” Në këtë mënyrë po i referohej krijimit të një plani që do të mbronte nga deportimi 800,000 imigrantë të rinj, që jetojnë në bazë të programit “DACA”.

Trump harroi se ishte ai që vuri në lëvizje politikën mizore, e cila do të fillonte dëbimin e emigrantëve në mars dhe gjatë fushatës së tij për president përsëriste vazhdimisht sharjet kundër emigrantëve, të cilat u pasuam me paragjykime dhe veprime të rrezikshme – si në rastin e dy vëllezër në Boston, të cilët sulmuan një burrë latin.

Fjala “dashuri”, e thënë nga Donald Trump, tingëllon çuditshëm dhe duket sikur dëgjon një student pas orës së parë të mësimit të një gjuhe të huaj. Në të njëjtën mënyrë foli edhe për Puerto Rikon kur vizitoi uraganin “Maria”. Ai takoi disa nga viktimat e stuhisë dhe administrata e tij iu përgjigj nevojave të ishullit. E njëjta gjë u bë edhe për banorët e Teksasit dhe Floridës, të cilët ishin në rrethana të ngjashme. Shprehjet më autentike të Trump dalin kur ai është i zemëruar. Në ato momente është e lehtë të dëgjosh atë që ai mendon. Kur përpiqet të tregojë ngrohtësi, është shumë më pak bindës.

Shqetësimi i tij për “ëndërrimtarët” e DACA vjen ndërkohë që Amerika shqetësohet për fatin e këtyre të rinjve, të cilëve po u afron koha e dëbimit.

Përveç dëshirës për t’u dukur human, të martën, kur u pyet për kandidaturën e mundshme presidenciale të Oprah Winfrey, Trump la të kuptohej një arsye tjetër pse ai donte të dukej më i ngrohtë dhe më i pëlqyeshëm. Oprah Winfrey mbajti një fjalim në ceremoninë e ‘Golden Globes”, ku preku shumë nga temat me të cilat Barack Obama shpërtheu në skenën kombëtare në 2004, duke frymëzuar edhe një lëvizje online.

Kur u pyet për potencialin e Oprah, ai tha: “Unë e njoh shumë mirë atë, e di sepse kam qenë në një nga shfaqjet e saj të fundit. Unë nuk mendoj se ajo do të kandidojë, sepse e njoh shumë mirë “.

Trump e di se Oprah është një nga gratë më të famshme në botë. Ajo është e njohur për vërtetësinë dhe për ngrohtësinë e saj. Oprah ka folur për problemet e saj në fëmijëri, për përpjekjet e saj në dashuri, apo përpjekjet e saj për të menaxhuar peshën. Pra, kjo është vepra e një gruaje që i mësoi Amerikës si të flasë me zemër. Ajo tregoi se zemra e saj është e plotë, e fortë dhe e hapur në një mënyrë që Trump nuk mund ta kuptojë. Presidenti Trump me siguri e kupton fuqinë emocional të Oprah-s dhe kjo ishte arsyeja e përpjekjes së tij për të treguar dhembshuri ndaj ëndërrimtarëve të DACA-s.

Problemi i Trumpit është se ai ka kaluar një jetë duke i treguar botës se dashuria dhe dhembshuria nuk janë forca e tij. Duke u përpjekur të dëbonte njerëzit nga apartamentet, ose duke inkurajuar njerëz që të grumbulloheshin në tubimin e tij, Trump ka treguar se natyra e vërtetë emocionale e tij është e ftohtë, jo e ngrohtë, e mbyllur, jo e hapur.

Tashmë që në horizontin politik po shfaqet Oprah me dashurinë e saj të madhe, Trump duhet të tregojë pak mirësi nga vetja e tij. Nëse ai dëshiron që audienca, ose më mirë vendi, ta pëlqejë performancën e tij, duhet të kultivojë diçka të vërtetë. ©CNN, përgatiti LAPSI.al

2 Comments

  1. Lexoj në një gazetë, se Trump ka përdorur “fjalë të papërshtatëshme” ndaj emigrantëve, duke e përgjithësuar qëndrimin e tij si një president armik të emigrantëve. Ndërkaq duke e komentuarate, pranohet fakti se ai e ka fjalën për emigrantë të paligjshëm e që kanë krijuar rrezik në sigurinë e shteteve
    Më shkoi mëndja menjëherë, tek aktet terroriste të 11 shtatorit në SHBA e aktet terroriste të viteve të fundit në Europë e më gjërë.
    Emigracionet masive kane dy shkaqe kryesore, ato politike dhe ekonomike.
    Përmbysja e sistemit diktatorial komunist në Europën lindore, solli edhe një emigracion masiv nga këto vende, drejtë vendeve të zhvilluara perëndimore e SHBA. Padyshim se pjesa më e madhe e emigrantëve, i përkisnin shtresave të persekutuara nga diktaturat komuniste. Por është fakt se bashkë me këtë shtresë, në perëndim emigruan edhe një pjese e xhelatëve të diktaturave komuniste, për t’ju fshehur drejtësisë për krimet e tyre.
    Paradoksalisht, në ndonjë vend perëndimor me qeverisje të majtë, ju dha statusi i azilantit politik, edhe ish oficerëvë, pjesë e makinerisë komuniste të diktaturave duke u motivuar se “rrezikoheshin” nga qeveritë demokratike. Duke mos u mare me shtetet e tjera ish komuniste, le të ngelemi tek emigracioni shqiptar.
    Tashmë është vërtetuar se qeveria enveriste, ndonëse bënte një politikë tërësisht të mbyllur me perëndimin, kishte krijuar fshehtas institucionet e kontrabandës së armëve, droges e duhanit. Një pjese e “azilantëve politikë” shqiptarë, ish funksionarë të lartë të PPSH e të sigurimit, pasi kishin krijuar lidhje të vjetra të trafiqeve, u bëne edhe bosët e pare parexhij të medhej me këto trafiqe. Këta shpejtë u shitën si “socialistë europianë”.
    Do të ishte krejtësisht normale, që presidentit Trump, të mos ti konsideroheshin si “fjale të papërshtateshme” cilësimet pë këtë kategori emigrantësh, por të inkurajoheshte që të hetonte të kaluarën e tyre, e ti zbonte nga SHBA si një rrezik permanent i komunistizimit e kriminalizimit të vendit tempull të demokracise, që ne shqiptarët kemi konsideruar Amerikën.
    Kalojmë tani në një tjetër kategori emigrantësh.
    A nuk ishin e janë terroristët autorë të 11 shtatorit ne SHBA e të sulmeve terroriste në Europë pikërisht emigrantë islamikë të integruar në këto vende e bile një pjesë e tyre edhe të lindur në perëndim ?
    Përse “shqetësoheshka” dikush, që Z.Trump paskej thënë “fjalë të papërshtateshme” për keta kriminelë terroristë ?
    E kush na qenkan këta “humaniste” hipokritë, që do të pranonin në familjet e tyre kriminele vrases ?
    Kam ndjekur me vëmëndje deklaratat e z Trump, pë problemin e emigracionit.
    Në asnjë rast ai nuk përgjithëson emigracionin si një e keqe, por vazhdimisht ngre me forcë kontrollin e ligjëshmerinë e këtij emigracioni. Paskej thënë se për SHBA do të ishte me interes që të kishte emigrantë nga Norvegjia e kjo i komentohet si një herezi. Ka thënë një të vërtetë të pamohueshme, sepse duhet pranuar për hir të së vertetës , qe norvegjezët si komb kanë arritur një nivel të admirueshëm kundër korrupsionit e kriminalitetit.
    Si nuk kujtohet askush nga këta kritizerët e Trumpit, që të dënojnë Kanadanë për politikat e emigracionit ?
    Ka dekada që ky vend si kriter pranimi të emigrantëve, ka vënë si kusht që ata të jenë detyrimisht me dipllomë të shkollës së lartë e të njohin mire gjuhën anglishte apo frëngjishte.

  2. FJALA, APO ZEMRA,, politikani duhet ti kete qe te dyja, Autori mund te kete me shume fakte e dijeni perpsikologjine e presidentit amerikan, por me gjithe ate nuk ka njeri te pa gabueshem.Deri me tash bota nuk po na ka ndryshime ne demokraci,behet lufte tregjesh , influencash.Shtetet e varfera po varferohen edhe me shume,Kriza e emigranteve ka goditur boten, presionet per luftenga vendi i rrezikshem KOREA e veriut, shtet dogmatik komunist, e varferia ndekombetare po prek shume popuj. Politikanete shteteve te fuqishme as qe do ia dijne por vete prrallisin politika qe njerezit asqe duan tia dine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu