• |
ide | kryesore

Ç’e duam republikën, kur kemi Amerikën

1, 2, Ide



Që prej zgjedhjes së shumë diskutueshme të Arta Markut e deri tek lëvizjet në kufijtë e ligjshmërisë në hierarkinë e prokurorisë, një tis thashethemnaje po shoqëron të gjithë këtë proces: Pas kësaj loje janë ShBA dhe Brukseli.

Në emër të këtyre fuqive okulte, të gjithë ata që e shohin me dyshim apo kriticizëm atë që po ndodh, ftohen të mbyllin njërin sy.

Nuk ka problem se prokurorja e përkohshme u zgjodh në mënyrë anti – ligjore.

Nuk ka problem se ajo votua vetëm me kartonat e njërës palë.

Nuk ka problem se ajo përdhosi edhe digën e hekurt të vettingut nga sita e të cilit duhet të buronin të gjithë figurat e drejtësisë së re.

Nuk ka problem se ajo u betua si një militante nën rrëmujë dhe tym, vetëm për t’i thyer hundët opozitës.

Nuk ka problem se ajo po vepron me kompetenca të plota pavarësisht se KLP-ja e famshme nuk është konstituar ende.

Nuk ka problem se ajo po bën shkarkime dhe emërime, ndërkohë që nga përzgjedhësit e saj u premtua se ajo nuk do ta kishte këtë fuqi.

Nuk ka problem që ajo po merr vendime të rëndësishme, ndërkohë që thelbi aq trumpetuar i reformës në drejtësi ishte zhveshja e kryeprokurorit (edhe atij të zgjedhur në mënyrë kushtetuese) nga kjo lloj gjithëpushtetshmërie.

Të tëra këto pikpyetje dhe dilema fshihen me një të rënë të lapsit duke evokuar hijen e frikshme të “vëllait të madh”: Arta Marku duhet pranuar se ajo është zgjedhje e Amerikës, kryeprokurorja e përkohshme duhet përligjur se atë e duan ambasadorët, ajo nuk duhet paragjykuar si socialiste, sepse atë e kanë vendosur të huajt.

Edhe për lëvizjet e fundit në piramidën e institucionit të akuzës përdoret e njëjta logjikë simetrike: “Mos u shqetësoni për ligjshmërinë, sepse nga pozicionet kyçe po largohen të gjithë prokurorët që figurojnë në listat e zeza të amerikanëve. Po t’i qëmtosh një e nga një, janë shkarkuar nga postet ata që më parë ambasada i’u ka rrefuzuar vizat”.

Në fakt, po t’i shohësh veç e veç largimet nga detyra të disa prokurorëve që ishin bërë njësh me batakun e krimit në qytetet e tyre, nisma e diplomatëve që fshihen poshtë fustanit të Arta Markut është për t’u lavdëruar. Shumica e tyre e meritonin t’i lëshonin karriget që mbanin.

Por, në këtë rast problemi është tjetër. Dilema që shtrohet është shumë më e madhe se debati për një, dy, apo tre rastet e fundit.

Precedenti që ka hapur mënyra se si u përzgjodh Arta Marku dhe brutaliteti me të cilin po vepron ajo, ngre një çështje shumë më të mprehtë: Kush është më i rëndësishëm, kushtetuta, ligjet, institucionet, parlamenti me 140 deputetë nga të cilët burojnë të gjithë ato, apo vullneti sado i përndritur i një bande të vogël diplomatësh. Kujt duhet t’ besojmë më shumë, një shteti ligjor dhe funksional, apo dyshes ekzibicioniste Lu – Vlahutin?

Përgjigjja që të japin në këtë rast idhtarët e rolit të pamatë të ndërkombëtarëve është se nuk ka rrugë tjetër. Se ne kemi dështuar për një çerek shekulli për të bërë drejtësi, prandaj zgjidhja e vetme mund të pritet nga të huajt. Se, në fund të fundit, Shqipëria është një vend që e ka dorëzuar një pjesë të sovranitetit të vet, si anëtare e NATOS dhe aspirante për BE, ndaj ajo duhet t’i pranojë edhe kushtëzimet që i vijnë në formë fermanesh nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Po, të gjitha këto argumenta qëndrojnë dhe duhen marrë parasysh. Pikërisht se ato janë pranuar publikisht, e gjithë reforma në drejtësi u iniciua dhe u dirigjua nga të huajt. Pikërisht për këtë sot në Tiranë gjenden ndërkombëtarët e OMN-së dhe nesër do të funksionojë SPAK-u.

Por këtu është pika fundore e kufirit të dorëzimit të sovranitetit. Ç’do veprim që shkon përtej këtij kuadri ligjor, të imponuar nga aleatët perendimorë dhe të votuar nga deputetët shqiptarë, është një akt voluntarist, i dyshimtë dhe pse jo banditesk.

Në këtë pikpamje, është më mirë qëndrimi edhe për pak kohë i një prokurori të kriminalizuar në detyrë, sesa spastrimi i tij me anë të një akti të paligjshëm. Sepse historia prej kohësh na ka treguar se nuk ka padrejtësi që ndreqet duke kryer një padrejtësi më të madhe. Se nuk ka akt moral që pranohet si i tillë, kur ai arrihet përmes një aksioni imoral.

Dhe meqë jemi te historia, i duhet kujtuar servilëve shqiptarë të Donald Lu-së se jo gjithnjë vendi prej nga ai vjen, ka qenë në anën e drejtë të historisë. Mjafton të kujtojmë se ç’tmerre dhe masakra, prodhoi modeli i dizenjuar nga Kisingeri në Kilin e periudhës së Pinoçetit. Mjaftojn të vimë më pranë në kohë dhe të kujtojmë disfatën e eksportimit të demokracisë, në Irakun e udhëhequr nga Paul Bremer.

Qoftë edhe këto dy shembuj, mes dhjetra të tjerëve janë të bollshëm për të qeshuar me ata që të vetmin argument kanë shprehjen: është e drejtë se e ka thënë Amerika.

Përdorimi i saj vend e pa vend, shkelja e ligjeve dhe kushtetutës për të ndejkur voluntarizmin e ambasadorëve rrezik se po e varros ende pa lindur reformën në drejtësi. Sepse duke e zbatuar atë, sipas modelit që po ekspertimentohet tani në prokurori, ne nuk mund të shkojmë përtej një gjuetie të përkohshme shtrigash.

Ne do të dështojmë të ngrejmë institucione që veprojnë sipas rregullave dhe ligjit dhe do e lëmë gjithçka në mirbesimin apo keq besimin e dy-tre diplomatëve. Pra shkurt, precedenti me Arta Markun nuk mund të shërbejë për asgjë më shumë sesa një gijotinë momentale, ndërkohë që në afatgjatë, ai rrëzikon të rrëzojë republikën duke brohoritur për Amerikën.  

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Shpresa e vetme e qyteterimit perendimor dhe perparimit global eshte vetem SHBA . Po fillojne te vertetohen fjalet e ambasadorit LU ,se perparimi i kombit shqiptar eshte nje premtim qe do mbahet nga SHBA. Jam dakort me mendimin e avokat Ngjeles se amerika eshte e gjithepushtetshme dhe nuk pjerdh as per rusin as per kinezin ,as per qim jong hunin dhe aq me pak korrupsionin shqiptar me prejardhje nga otomanet dhe stepat lindore.

    1. habitem pa mase ,kur njerzit nuk meditojne ne veten gjallesat krijimin ,per te vlersuar ralitetin ndar problemet dhe pranuar orientimin ,nese ne mbeshtetemi tek vetja vlersojme vetveten ,cfar sjellim vetveten dobesin tone ,vetveten ,dhe keshtu ndolli ,per 100vite kemi te njejtin ralitet,egon per pushtet dhe para supermacin e sundimit permes cdo mundesie te mundeshme permes fuqis se paras ,medias ,formimit ,sistemit drejtimit [pushtetit ]ligjeve politike ,teknologjise fuqise shdukjes kundershtareve ,cdo metode dhe mundesi per ja arritur sundimin ,kjo fillon nga familja gruja me burre dhe shoqeria apo ndermjet shoqerive ,sejcili te arrije pushtet dhe para ,konkurenc te ashper eger te shoqeruar me llimbje kosto humbje tmerre shkatrrim ,cdo dite gjithnje dhe me shum ,habitem se si njerzit ngado akoma besojne tek vetja [aspekti njeri] ne zgjilljen e problemit te ndollur ne natyrshmerin e egos per para dhe pushtet,nje pershkrim i vogel kush jam un personalisht ,per te ardhur ne kete bote tjeret ndihmuan te dal prej barkut nenes sepse un nuk kisha fuqi,po asht dhe kur te vdes tjeret do te me percjellin per ne banesen e fundit se po perseri nga pafuqia un do vdes ,kaq i fuqishem jam si krijese ,por me ego te malle sikur boten me pasurin e saje te ma japin mua nuk me mjafton ,,keshtu jane gjith njerzit ne sens ,po per te gjith miliarda njerz qe jemi sa planete duhen nuk mjafton as gjithesia ,cfar tregon kjo nuk jemi askushi dhe duam te behemi gjithkushi ,,vall ka ligje dhe teori qe zgjill ket problem duke perfituar te gjith dhe humbur askush ,,jo kete ska kush fuqi ta spjegojne as zgjillin sepse ralitetin e kemi prezen e ka emrin padrejtesi dhe padrejtesia ka cdo cilesi te antivleres negativitetit ,qe perfundojme me shkatrrim zhgenjim ndeshkim kemi nje rruge te kundert me ket qe eshte e kunderta e saje ,dobia ekujlibrat begatia siguria ,shpetimi ,kjo eshte ajo per te cilen ne kete 100vjecare eshte folur papushim ,por eshte vepruar e kunderta ,kjo eshte drejtesia e verteta ,ku me te u krijuam ,sipas saje funksionon gjithcka ne univers ,ku cilesit ne zhvillimin e gjeresis se saje jan vecse dobi begati zgjillje sukses shpetim ,me kete nuk ndjehet i tepert as i pavlere askush mbi siperfaqen e tokes dhe me te sejcilit i jepet mundesia per te zhvilluar mendimin permes vlerave dhe dhene dobin per te cilen u krijua askush nuk ndjehet i tepert as i pavlere mbi siperfaqen e tokes por te gjith mire dhe te gjith japin dobin per te cilen u krijuan ku dobia perhapet mbulon token dhe e keqa hesht,un mendoj qe ne shqiptaret kemi nevoj me shum per te verteten ullzimin e zotit te drejten hakun ,kjo eshte boshti qendra kryesore nga vjen cdo dobi ,por jo ta kemi me fjale por ligje dhe veprime orientim ,pastaj ceshtja bashkpunimit dhe reciprocitetit ndernjerzore un sugjeroj ti kemi rruget e hapura per te gjith ,ne menyre te baraborte perderi sa njerez te barabarte jemi te gjith ,pastaj kur te pranohet dhe vihet ne shina e drejta perzhvillim pacmangeshem konfirmohen dhe ulleheqesit te drejte qe tani nuk i kemi,dhe eshte pergjegjsi e tyre bashkpunimi dhe marrveshjet mardheniet me tjeret,ne jemi kombi qe as kush nuk vuajti padrejtesine mbi siperfaqen e tokes me gjat dhe shum se ne ,prandaj duhet nxjerrim shkaqet dhe arsyet dhe mbajme qendrim qe ne kete sprove te marrim ate cfar meritojme ,ky eshte koment fjal e lir rrug pa pengesa por mundesi kujtese dobish

  2. Ambasadori kinez i hamerikes eshte me mandat te skaduar dhe prandaj po ben lloj lloj “mrekullirash” ne Shqiperi.
    Problemi me i madh nuk eshte ai apo “ajo” por KUKULLAT e politikes shqiptare te vendosur aty nga ata qe e kane futur krahun ne allci dhe e mbajne vetem lart ne votimet e propozimeve dashakeqese te tyre.
    Ka ardhur koha kur shqiptaret e vertete ( nese kane mbetur akoma) te marrin frenat e lojes e te fusin vendin ne hullite kushtetuese se per nderkombetaret vetem GROPEN do te vazhdojne ti bejne SHQIPERISE E SHQIPTAREVE !

    1. Bushati po shqetesohet per sovranitetin e Shqiperise???? hahahahahaha,,,,, patriotizmi streha e fundit e “mospasjes me te argumantave”

  3. Zoti miku i liut , po na dhjet ne breke nga te qeshurat sepse paske mend tamam sa ai “miku”.Fjalet e tua jane per ne qenefhane sepse asnje shqiptar me dy pare mend nuk mund te marre leksione nga ti qe e pranon vete se je ai “miku”i dikujt . Thuaj liut qe te mos ta rrahi shume koken ty or “mik ” kur ben vetsherbim.

  4. Bushat te lumte dora. Plotesisht dakort, dhe ne fakt nuk duhet te jemi te dekorajuar kur flasim per parime te drejta e per te miren ashtu sic e mira njihet e pranohet boterisht, qofshin apo jo kunder dhe shumica, ose ne rrastin tone gomere me ze te larte si ky qe komenton me siper me adhurimin e amerikes. E ke vene re kur na kunderpergjigjen me “u bete ju sovraniste” por ne fakt nuk shohin veten qe po tradhetojne vendin me servilizmin e tepruar. Cdo tradheti nuk lindi si mendim per te bere dem vendit por si ide illogjike qe ngaterron interesin emergjent me parimet. Keshtu po ndodh dhe sote. As dua ti bej analize karlleqeve te mesiperme amerika plutfuqisheme e gjithpushtetshme, as me pak vlersimit barbar qe i behet origjines se gabimeve tona si otomane apo lindore. Lindja eshte djepi i civilizimit boteror duan apo sduan gomeret. Korrupsjoni nuk eshte semundje gjenetike por problem socjal mbarboteror. Ka te beje me nivelin e civilizimit dhe perparimit te tanishem te shoqerise. Nje minister ne France merr avjon 400 mije euro privat per vizite zyrtare presidenti nje prerje flokesh i kushton 10 mije euro a thua se Franca i tha lamtumire varferise e papunsise, jo jane eksese korruptive qe nuk duhen pranuar ne cdo shoqeri franceze shqiptare otomane apo mongoloide pak rendesi ka. Po deshe shembull se si politikat amerikane falimentojne mos shiko me larg se Shqiperia ne 27 vjet. Nuk eshte hera e pare qe na premtohet ceku i bardh dhe marim patatina, per keto 27 vjet nuk falimentoji Berisha e Rama Nano e Meta vetem , por politika nderkombetare qe e sheh ballkanin si periferi dhe si cdo periferi historikisht trajtohet si karte pa vlere.

    1. Mor palle ule koken para SHBA se ata t fusin hunin n sum edhe t bojn qi tu pagush ene paret . Per pallat si tyna ilac ishte xhaxhi qi t vinte t bojshe zbor edhe rreshtore tu honger grosh 3 her n dit. Pranej ule koken para amerikes se po t mos ishte amerika do ishe n moj t molit tu honger grosh m zbor.

      1. Degjo anonymous une jam rritur me “katunaret e Tirones” me “Tironsit” e vertete, ti vetem katunarshe nuk shkruan dote se ste le dialekti i shpelles. Une skam problem peruljen para te tjereve, por ti ngaterron nenshtrimin me rrespektin.

  5. Bushat mumd te kishe marre shembull, pervec Kisinger dhe Bremer, edhe MARIZA LINO-n, ambasadoren amerikane filogreke te ’97-es, (per te gjithe ata qe e kishin harruar)

  6. Bushat e di qe shkruan ne shqip por Ne si komb kemi kenduar te gjitha gjuhet..turqisht,greqisht,serbisht,italisht,rusisht,anglisht edhe pak shqip..ne as buken nuk nxjerrim dot po nuk na dhane te tjeret.Pra ne duam buken por duam te jemi zot ne shtepine (qe nuk e kemi) tone.Jemi tamam se kokoshi maje plehut.As ushtare dhe as puntore nuk kemi,te gjithe duan te vjedhin por edhe te shajne.Edhe ne hale nuk shkojme dot pa urdher sepse nuk kemi as hale.

  7. Mire do te ishte qe te vinte Rajersoni ose Fulci qe “amerikanet” te jene safi anglisht foles.Ne kohen e B.Sovjetik edhe nje lule nuk mbillej pa lejen e keshilltarit rus(cdo ministri kishte nga nje keshilltar rus) sepse nuk dinim apo s’kishim,sepse gjithcka vinte nga Rusia, ne prodhonim sherr politike.Edhe tani as nje lule nuk mbillet pa lejen e atij qe na jep parate.Ne akoma nuk kemi nje date republike,cdo parti ka darten e vet sa edhe te huajt pyesin se kur eshte data e republikes.Andi aman me gjej daten e Esat Toptanit apo te Bajraktarit te Mirdites apo te Zogut apo te Hoxhes apo te Saliut apo te Skenderbeut,,kur eshte krijuar republika me ligjet “shqiptare”…gallate hesapi

  8. Z.Bushati, Shqiperia eshte sot nje hiç shtet,fjala republike nuk di se perse e perdor sepse ne rastin tone nuk egziston. Ne jemi nje shtet i fisit te radhes e katundit te radhes, i te fortit te radhes. Keshtu qe shkrim juaj i mire bazohet ne nje fakt qe nuk ekziston. Duke qene se jemi nje popull qe kemi nje shtet hiçi jemi deshperimisht te gatshem te pranojme çdo zgjidhje nga do qe te vije dhe nga kedo qe do marrin guximin te na normalizoje!

  9. ke te drejte o Bushat, ne e dime qe ne irak nuk erdhi demokracia dhe ne kili u bene masakra, por cfare pasoje imediate dhe positive kan keto konfirmime mbi ne shqiptaret? Me moral nuk zgjidhim dot asgje, paaftesia jone eshte shanc per te huajt per te na qeverisur. ne si popull jemi dakord qe s’behet keshtu, por jemi te uritur keq-qeverisur, po ikim te gjithe o bushat. Nuk ka kohe per moral e demokraci por shprese e drejtesi!

  10. Ne shume gjera i jap te drejte Bushatiti ne shkrimin e mesiperm per arsyen e thjeshte se ose jemi shtet sovran, ose jemi koloni. Eshte e vertete qe SHBA kontrollon mjaftueshem ne gjirhe boten dhe nderhyn kudo ku ka interesa, por nuk mendoj se ka interesa aq te medha ne Shqiperi dhe per kete arsye “ambasadorucet” qe vijne ketu ndjekin edhe axhende personale. Vlahutinka p.sh. qe do te mbaje flamurin e luftes kunder korrupsionit dhe te nje drejtesie te pamvarur, ka blere nje vile me cmim shume me te larte se cmimi i tregut dhe me parate e taksapaguesve europiane, ndersa Lu dihet boterisht qe ka nderhyre tek PP (vetem me dy P se me tre P eshte aktuali) per te nderprere hetimet per nje kompani kanadeze (vini re per nje kompani kanadeze dhe jo amerikane). Cfare drejtesie mund te presim atehere ne shqiptaret? A do vazhdoje te jete selektive si deri me tani? Mendoj se pergjigjet i di kushdo qe ka dy pare mend ne koke. Por ketu shtrohet edhe nje problem tjeter, qeveria shqiptare po mund ohet te rrise ekonomine me PPP-ne e famshme, pra per ekonomi s’ia thote, vjen puna per drejtesine, ate do ta vene ne vend te huajt, me politiken do te merren te huajt, atehere pyetja me e rendesishme qe shtrohet eshte se cfare eshte e afte te beje kjo qeveri? Te mbushe xhepat e veta dhe te disa njerezve afer saj e ndoshta edhe te disa njerezve qe vine ketu e japin leksione per demokracine dhe drejtesine? I madhi Lu me trup te vogel tha se ne janar do arrestohen “peshqit e medhenj”, pa u nisur nga premisa se eshte nje fjale boshe per te genjyer delet shqiptare, mendoj se arrestimi i qeveritareve qe u denuan me vote para pese viteve, nuk e justifikon nje shprehje te tille. Nese kjo do ndodhte do te thote qe do te paguhen demet qe i bene ketij vendi disa njerez qe kane rene nga kali, por ata qe jane ne kale ama… do ia nxjerrin shkumen kalit. Arrestimet e bujshme te janarit (gjithmone te presupozuara) duhet te behen se pari ndaj pushtetareve aktuale, per shperdorimet qe po i behen cdo dite pasurive kombetare dhe taksave te shqiptareve, pastaj te kthehen prapa ne kohe dhe te merren me ata qe iken… Dje Shteti Shqiptar u detyrua nga Gjykata e Strasburgut qe te paguante 15 milione euro. Kush eshte fajtori per ato para qe ne vend te sherbenin per shqiptaret, te cilet i nxjerrin nga xhepi ato leke sa here qe marrin fryme, duhet t’i jepen pronareve te pallatit te prishur me te padrejte. Pse nuk i paguan personi pergjegjes per prishjen e pallatit, por duhet t’i paguajme ne taksapaguesit….? Prandaj nuk kane asnje vlere pallavrat qe degjojme cdo dite si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, por per me teper nga “specialistet” e huaj.
    Mos te mendoje kush se po flas ne kete menyre sepse dua te mbroj ndonje nga palet, per mendimin tim eshte thjesht eshte nje klase politike qe e ka perfunduar misionin e saj se paku para 20 vitesh.
    Sa per Kilin Bushat, nuk te jap te drejte pasi mesa kam lexuar “masakrat” e Pinochetit i kane marre jeten reth dy-treqind personave, perfshire edhe presidentin komunist Salvator Aliende, por aktualisht Kili eshte vendi me i zhvilluar i Amerikes Latine dhe shteti qe ka perceptimin e korrupsionit nga me te ultit ne bote. I vetmi difekt qe kishte Pinocheti eshte se nuk ishte shqiptar.

  11. Ne fakt pothuajse te gjithe ambasadoret amerikane jane te “majte”,edhe BE eshte i “majte” ,puna edhe se ne nuk jemi pa asnje krah,vetem ne krahun e hajdutit.Kur erdhi Bejkeri u shtrime ne rruge dhe beme kurban para xhamise nje dash,me lepirje nuk kishte.Amerika te meson stilin e notit por notin do ta besh vete.Psh ne Kili Pinoceti vrau mbi 10.000 vete(jo 300) ne stadiumi mblodhi,i vrau,i hodhi nga helikoteri te mbyllur ne thase,i torturoi dhe hodhi ne rruge si qen.(eshte dhe film ku luan Xhek Lemon),normal qe stilin e notit ja mesoi amerika,por vrasjet i beri Pinoceti.Natyrisht famija dhe te afermit e Pinocetit e rropen te gjalle Kilin sa edhe sot keto familje jane bilioniere.Pse pyeti Pinoceti per Republike apo per kushtetute???Kina komuniste thuhet se vrau mbi 5000 njerez ne sheshin Tian men qe deshen demokraci,por Kina komuniste eshte lider ne gjithe boten dhe askush nuk ja permend kushtetuten.Mjere ai qe beson .Ligjin e ben ai qe te jep parane dhe buken,te tjerat jane sofizma dhe paradokse.

  12. Bushat Andushi, ke mare ne dore flamurin e anti-logjikes. Kur Amerika e BE vune ate qe nuk iu preku as qimen e flokut klanit Kapo-Gjonaj e te tjere, ishit totalisht me “republiken” pa taban te pas ’90 qe trasheguam.

    Tani qe vetem kryeprokurori nuk duket se nuk eshte i seres tuaj, e kthyet pllaken per “republiken”, dhe po i kunderviheni Amerikes e BE-se me terbim komunist.

  13. Titulli duhet te ishte : C’e duam republiken kur kemi Guvernator Lu-ne!
    Kjo sepse pa perjashtim, te gjithe ambasadoret e USA ketu kane qene Guvernatore!
    Kjo per dy arsye :
    1 – Sepse ketu ata “kane gjetur Ameriken”, i eshte dhene e drejta e Guvernimit (ne kuptimin e plote te fjales ne gjithcka)
    2 – (dhe kryesorja) keta Ambasadore kane ushtruar qendrimet e tyre personale si qendrim te USA.
    Amerika nuk ka patur qendrim politik te vecante per Shqiperine, packa se deklarohet dendur e kunderta, e verteta eshte se Administrata amerikane e gjithe presidenteve atje, nuk e ka patur asnjehere ne axhenden e saj gjendjen ne Shqiperi.
    Pikerisht kjo i ka dhene dore ketyre Ambasador-Guvernatoreve te mbreterojne ketu. Mos pasja e nje interesi te politikes amerikane ketu.
    Dhe Guvernatoret oreksin e tyre e shesin si qendrim te USA. Kjo natyrisht ne kembim te pasurise. Ato paret e trefikut gjigand te droges qe ka ushtruar qeveria e Rames, nje pjese kryesore e ka perdorur per keta ambasadore.
    Prandaj Lu, qe nuk pertonte te fliste per Shullazin, per Tahirin nuk foli. As kur Parlamenti me votim skandaloz e mbrojti nga hetimi.
    Tani Lu po ben Show me gjoja hetim amerikan per Tahirin. Hipokrizi. Nje Tahir i diskretituar si minister i lidhur me klanet e droges, felliq se pari ate Guvernatorin Lu, pastaj Ramen.
    Se ka qene Lu perkrah Tahirit ne gjithe keto 4 vjet. Dhe ka mekatin e madh qe ka bere qorrin ne kanabizimin e Shqiperise. Kjo kuptohet, eshte paguar fort nga fondet e trafikut dhe ka kycur gojen (gjithnje i ndihmuar nga indiferentizmi i qeverise amerikane per Shqiperine).
    Ai Lu qe fliste per canta e ore dore te gjygjtareve, nuk pati kurajo te fliste per nje Tahir minister me makine ne bashkpronesi me klanin e Habilajve.
    Pra si perfundim, Shqiperia eshte ne guvernim, por jo nga Guvernator amerikan, por nga Guvernatore qe USA i ka derguar ketu si ambasador ne nje vend qe nuk ka interes politik.

  14. Z. Bushat !
    Si tepër i tepruar ky shpërthimi tënd, duke mar shkas nga RamLu-ja, për shtetin me sistemin demokratik më të konsoliduar të botës, SHBA. Tek e fundit, ambasadori aktual amerikan, eshtë një nga qindra dipllomatët qe pat përzgjedhur administrata Obama, e si peshqesh për ne shqiptarët, veç rolit të guvernatorit që mori përsipër me petkun e dipllomatit. e në një kohë që jepte kushtrimin për “dekriminalizimin” e Shqipërise, nën hundën e tij Shqipëria u bë Kolumbia e Europës.
    Një gjë injorohet pothuajse nga gjithë analistët e gazetarët mëngjarashë shqiptarë.
    Nuk ështe Amerika as Lu-ja. as Withers e as Arvizu, tre ambasadorët e fundit që fuqizuan PS shqiptare. Janë dibllomatë, të paktën të themi me aftësi të kufizuara në profesionin e tyre e kam bindjen se si dy të parët, edhe këtij të tretit do ti ndërpritet kariera dipllomatike, sapo të përfundojë lufta e panderëshme politiko-mediatike që po i bëhet presidentit aktual Trump. Ka më shumë se një vit qe presidenti i zgjedhur me votat e shumices shumëmilionëshe të qytetareve amerikanë, është bërë tabelë qitje nga politika e majtë amerikane e botërore. Ka një vit që njëfare prokurorie “speciale” me lidhje të verifikuara me partinë demokrate (pra lidhje politike), po “heton” me këmbëngulje qe të demaskojë Trampin si një mik të Rusisë e të Putinit e për ta “vërtetuar” me fakte se ai u zgjodh president me ndihmen e Rusisë. Në gjithë këtë kohë të gjatë, veç ca thashethemeve e hamendësive, nuk po zbulohet asnjë fakt për këtë akuzë.
    A ka pasur SHBA politika të gabuara dipllomatike në mardhënje me shtetet e tjera ?

  15. Jane 74 vjet qe komunistat ,bashkepuntoret, dhe bijet e tyre e masakrojne kete popull ne nje mije forma;Kane komanduar shtetin me dore te hekurt ne emer te ideologjis komuniste dhe pastaj ne emer te demokracise ,por ne te dyja rastet kane falimentuar me shume turp!
    Per ndryshe pas 26 vitesh nuk do te ishim ne kete pike te deshperuar ,ku Ambasadoreve te huaj ju duhet te perdorin dajakun qe politikanet shqiptare te korruptuar, bejne nje hap perpara me rreformat .
    Ky eshte turpi i kesaj klase politike e mediatike e cila ka degjeneruar ne droge, vjedhje e plaçkitje,duke ulur reputacionin e shqiptareve ne mbare boten!
    Pas gjithe kesaj disfate, shohim se nuk kane ndalim,dhe s’po marrin mundimin per te reflektuar per nje moment ,por me shume cinizem, na japin leksione se si duhet te funksionoj demokracia,brenda dhe jashte vendit, pikrisht keta qe e kane urryer per 74 vjet!
    Kur them “keta” nenkuptojè sistemin kleptokratik , ku pjesa dermuese e medjave dhe gazetareve jane pjese e sistemit te kalbur, qe ndajne nje fete nga vjedhjet, korrupsioni e trafiku i droges!Por shkurt duhen thirrur mercenare frikacake,pasi ne lufte te vertete nuk po shkojne, por betejen e kane ndaj njerezve te varfer shqiptare !
    Ne te gjithe boten ka disa rregulla elementare per tu zbatuar ; Kush gabon, mè perpara duhet te paguaj per damin,pastaj te rrecitoje per moralin .
    Kush ka vrare e vjedhè, duhet te shkoje ne burg per tu riedukuar, ky eshte ligj universal.
    Kriminelat, fallsifikatoret nuk munden te bejne drejtesi , kjo eksperiece 27 vjeçare na ka mesuar kete te vertete te hidhur!
    Kuptoj se keto parime te se drejtes nuk ju pelqejn komunistave te konvertuar ne “demokrat” brenda nje dite, e te ndare ne tri parti.
    Drejtesia dhe e verteta jane armiku i betuar “e kesaj demokracie” rrompalle te Sali Berishes, Edi Rames, Ilir Metes e Lulzim Bashes.Te gjithe keta kriminela , dhe te tjere ne qeveri e parlament ,kane lidhje strukturale direkte o indirekte me diktaturen e PPSH-se, me drogen e korrupsionin; Perjashto ketu ndonje element te rradhe qe mbahet si kartolin zbukurimi sa per vitrinen e sistemit !
    Parlamenti me ” perfaqesuesit” e popullit , jane thjesht ushtare te partive,mercenar ,te korruptuar , dhe shume prej tyre kane blere postin per te qene ne dhomen e matrapazllekut. Keta jane ligjeruar nga manipolimi,dhe nga blerja e votave qe arriti 20% sipas studimeve. Ne proçesin zgjedhor moren pjese mè pak se gjysma e popullsise votuese,por edhe kjo u manipolua , kur mafia politike po rrezikonte te dilte e paligjeruar , votimet u shtyne edhe nje ore derisa u mbushen kutiat ! Asnje mafioz nga Berisha,Meta,Basha,Kryemadhi nuk ka denoncuar zyrtarisht mafiozin tjeter Edi Ramen! Kane qene te gjithe dakord per manipolimin !
    Asnje nga ushtaret-deputetet nuk po diskutonin per te ardhmen e ketije vendi; Perkundrazi keta po e sabotojne ngritjen e organeve te reja te drejtesise, dhe bazen ligjore !
    Atehere Ne duhet te shpresojme e besojme akoma se kemi nje parlament dhe nje shtet qe perfaqeson interresat e popullit shqiptare?
    Dhe pikrisht keta zotri si Bushati, Lubonja etj ; Te korruptuar para ketyre fakteve tronditese si , manipolimi i vullnetit te popullit, sabotimi i rreformes ,por edhe grushti i shtetit me modifikimin e ligjit 449 (maj 2017), sot dalin dhe sulmojne me shpifje ambasadorin Lu !

    Per 45 vjet ideologjia e ketyre njerezve pushtoj shqiperin me rrena, me vrasje, urrejtje e perçarje;Por ja qe keta moralista po na thone se ashtu ishte “koha” , “se te gjithe jemi bashkfajtor”, pra me nje fjale goje u “mbyll” nje epoke e lare me gjak ,vuajtje , tortura , vjedhje ,korrupsion e perdhunime, pa bere drejtesi!
    Harresa e qellimshme e krimeve dhe kriminelave komunist eshte thika me dy teha, ndaj drejtesise per viktimat ,kujteses,por edhe kunder demokracise qe nuk erdhi deri sot!!
    Epoka e “ndritur socialiste” dhe kjo e “demokracis komuniste” ka falimentuar me shum turp !
    Megjithese fjalet turp, drejtesi , paqe, popull te pasur , prone private ,meritokraci, kujtese,konkurrence e shtet ligjor, per ish komunistat dhe shoket e tyre nuk ekzistojne realisht, ekzistojne vetem per publicitet, sa per te hyre ne klubin e shteteve demokratike , sigurisht per te vjedhur edhe fondet e Europes!
    Prandaj duan qe me çdo kusht te komandojne te ruajne influencen ne institucionet e Republikes, duke manipoluar realitetin dhe te drejten e qytetareve . Fjalet ” e kapur” “ka kapur” jane spia qe tregojnè se sistemi eshte i kalbur deri ne gen!
    Na tregoni kush jeni ju qe flisni dhe veproni keshtu!
    Ku e gjeni ju kete fuqi e kurajo kriminale ndaj popullit shqiptare!
    Ku i mesuat keto “rregulla”, qe problemi qenka gjithnje tek te tjeret, dhe jo tek ju qe vodhet dhe poqet nje komb ne emer te komunizmit dhe “tranzicionit”.
    Te gjithe kriminelat komunist dhe bashkepuntoret e tyre u bane biznesmen duke vjedhur pasurin e vendit, u bene deputet, ministra ,KM ,Presidenta, e drejtora, te cilet kane vjedhur, vrare dhe droguar shoqerin shqiptare .
    Kush jeni ju qe beni keto poshtersira?Kush jeni ju qe mbani peng nje komb?
    Keni pasur 27 vjet kohe te qeverisni dhe te beni shtetin e se drejtes , por pruralizmi i kontrolluar nga PPSH , ka prodhuar tri banda me prejardhe kriminale komuniste . Droga ,prostotucioni, vrasje ,shtypja ,dhe korrupsioni ka qene modeli i post-komunistave ne qeverisje .Kemi asistuar dhe asistojme ne kete maskarade te kombinuar mes politikes dhe medjas, per te mbajtur te shtypur shqiptaret, me keto metoda .
    Pikrisht keta qe:
    Diktaturen e proletariatit e zevendesuan me mafien e tipit,Habilaj, Balili , Shullazi , Lul Berisha,etj,etj ;Varferia ,droga, tritoli, emigracioni ,burrokracia ,dhe drejtesia e korruptuar ka bere pjesen tjeter te nenshtrimit. Tri bandat social- komuniste vazhdojn te manipolojnè vullnetin e popullit shqiptare si tash 74 vjet, duke mbrojtur interresat e njeri-tjetrit, kunder interresave kombetare!
    Sot jemi ne fazen perfundimtare te falimentimit te Katavices,sajuar nga Ramiz Alia ,nje tjeter kriminel tinzar qe ja hodhi drejtesise!
    Falimentimi i kleptokracise eshte hera e dyte qe populli Shqiptare paguan poshtersirat e PPSH ,trashigimtare e se ciles eshte kjo kaste e korruptuar totalisht!
    Por siç po shohim edhe nga shkrimi juaj mercenar , nuk dorzoheni para se keqes qe i keni bere shqiptareve.
    Ju pelqejne mbeshtetja dhe dollari Amerikan por jo drejtesia Amerikane, kete e kemi kuptuar shume mire!
    Por ajo qe ju ben shume qesharak, pikrisht sot ne epoken e interrnetit, eshte se si nuk arrini te kuptoni se njerezit jane fry me rrenat tuaja mbi imperializmin Amerikan e shabllone te rendomta, vese te nje klase mediatike te semure nga hipokrizia , mashtrimi e korrupsioni!
    Qenka fuqi okulte SHBA .Pikrisht demokracia numer nje ne bote, ajo qe mbeshtet kombin tone tash 100 vjet .
    Bushati kursej keto paljaçate se te bejne mire per shendetin, Pranoje se keni falimentuar ndaj Amerikes ;Katavica ka qene nje karikatur shtes e Berishes, Nanos, Rames, Metes ne realitetin feudal te shoqerise shqiptare ;Sot njerezit po presin fundin e demodiktatures !
    Shqiptaret duan Ameriken dhe Europen sepse duan historin , kulturen, mentalitetin , demokracine,zhvillimin dhe lirin e tyre. Qe atehere u degjua se ;Duam shqiperin si gjithe Europa!
    Kemi duruar 74 vjet poshtersirat tuaja, tani kini durim se duam te zbulojme nje histori te re ,pasi 97 % e popullit e pelqen kete ndryshim.Prandaj Amerika po na ndihmon te çlirohemi nga pushtuesit kriminal, duke krijuar shtetin ligjor, baza e miqesise mes dy popujve!
    Mos u merzisni z. Bushati, po na mori malli do t’ju leshojme nje zè; Se aty jeni ju, me rrena, mashtrime , vjedhje , korrupsion e shkrime te neveriteshme!
    Tani prisni nje minut pas deres, sepse asnje rregull nuk po shkelet ,perveç faktit qe nuk keni njerezit tuaj ne pozicionin dominues te Prokurorise ;Kjo situat ka krijuar panik per Ramen, Bashen,Meten ,Berishen e bandat e tyre.

    I vetmi “ligje” qe nuk po zbatohet ne kete rast,eshte se Kryeprokurorja e Rrepublikes zonja Marku nuk ka prejardhje dhe lidhje me nomenklaturen e PPSH, o me kleptokracine e PD,LSI PS!
    Personalisht kuptoj se ky rrevolucion i drejtuar nga ambasadori Lu, eshte nje problem shume i madh per korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar shqiptare !
    Nuk eshte veshtire te kuptohet nostalgjia e te privilegjuarve, te korruptuarve , kriminelave , maskarenjeve , hajdudave, gazetareve te shitur, oligarkeve qe kane frike nga drejtesia , nga e verteta dhe liria e njerezve!
    Kjo eksperience pozitive duhet te frymezoje popullin shqiptare per te fshire nga harta politiken e falimentuar.
    Nje nisje e vertet, po shkruhet ne historin moderne te Shqiperise ; Njerez te ndershem, me pasion e vullnet te hekurt , pa lidhje me sigurimin e shtetit dhe kleptokracin, duhen te bashkohen ne rrugen e lirise per te perfaqesuar popullin shqiptar ne Parlament , qeveri e institucionet e tjera te vendit!
    Atehere do te themi me plot gojen se ka fituar populli shqiptare ,drejtesia,demokracia dhe e verteta !

    1. ne si shqiptare perpara botes kemi pranuar qe jemi shtet me etni ,por etniteti me i mall eshte shqiptare kete e sollen politikat e coptimit etnik dhe asimilimit ne vashdimsi te kombit shqiptare,nga ato qe perfituan trojet etnike shqiptare ,shqiptaret i respektuan etnitetet tjera me cdo te drejte tani kan rrallen grekerit serbet maqedonet malazezet ,te rrespektojne te drejtat historine dhe tu kthene te drejtat shqiptareve nese jo do imponojne mohimin e te drejtave te minoriteteve te tyre dhe ndryshojne platforme drejtimi shqiptaret,tashme po imponohet reciprociteti strikt ,kemi pranuar nderkombetarisht vlerat kulturat respektimin e tyre ,etniteti me i mall ne shqiperi eshte musliman 75 perqin 75 perqind i takon sundimi venit te jete nga muslimanet,ne cdo pikpamje,te vlerave kultures ligjeve ne perfaqesim dhe veprim ,qe kryeprokorores nuk i takon,te jete askush vecse musliman me te drejte merite dhe respekti ,por dhe si emer musliman ,jo i korruptuar ,por perfaqesues drejtesise hyjnore me doktorature te sheriatit ne diplomim juridike bashkohore dhe te njohur dhe vlersuar ne praktiken e punes se tije te perditeshme ,,kur flasim per drejtesine te drejten ,sepse drejtesine e prijoj dhe percaktoj vetem krijuesi gjithesise eshte e gateshme ,nuk la vend per shpikje te mevoneshme nga ndonje i zgjuar ne te ishte me i zgjuari nga te gjith ai qe e krijoj ne na mbetet vetem ta respektojme dhe zbatojme ,perfaqesuesi i drejtesise eshte perfaqesuesi i zotit ne toke ,nese duam drejtesi vem te verteten drejtesin e interesave e provuam per 100vite ,ku na grabiti pronat na varferoj coptoj shkatrrojn unitetin frenoj zhvillimin nderpreu lilljet farefisnore futi popullin ne varferi krim ekstrem ,ishte padrejtesi dhe u pasqyruan ne zhvillim cilesit e saje negativiteti ku tani i mban te frikesuar nga llogaria ndeshkimi gjith klasen politike per 100vite as nuk mund te mbrohen dhe as skan cfar te flasin mbasi raliteti i akuzon keto ato qe i sollen politikat ligjet ligjvenesit si burimi krimit qe nuk mbyllet kurr vecse nese ,keto ndryshohen rrenjesish ,e kishin kohen e mjaftueshme dhe te duhur per 100vite per ti bere premtimet fjalet e bukura ralitet ,por raliteti tyre eshte i qarte 1njesh me ato qe i mbajne ne kembe ,egoja sundimit per pushtet dhe para ,vetem per pronat sipas fatmir mehdiut deri tani jan vrare 8mije vete,qe nuk vriten lufte po te ishte bere ,por tetmije jan vrare dhe tet mije do vriten si hakmarrje ,verju dhe pjestaret e familjeve qe mbajne peshen e kostos ,qe kemi rreh 30000 persona me kosto pronash te demtuar ne shkalle ekstreme po te dremtuar ne shkalle te meseme kalojne 100mije ,po te demtuar ne pergjithesi jane gjith shqiptaret vetem me ligjin e pronave sepse kjo problematik prek cdo fushe zhvillimi,pa llogaritur problematikat tjera qe keto i kan shkaktuar kombit shqiptare,,dhe me shpejtesi me nje koficent galopant po i shkaktojne pasi jan te corientuar totalisht ,tani nuk kan hallin e popullit kombit por te shpetojne pasurin dhe koken e tyre ,keto jan komunistet bashke me rrugen e tyre ,dhe pasojat qe shoqeris sone i kane sjellur ,dhe ende do ti sjellin nese ku popull nuk i largon ,,dalim tek merita e drejta ne cdo pikpamje ne nje popull shumbesimesh shum etnik sipas mallesise vleres dhe merites perfaqesimi,e meriton te jete nje kryeprokoror musliman i shkolluar dhe i drejte ,ne menyre te pa aneshme ,ky person ka te drejten te hetoj krimin ,por krimi nuk eshte pa shkak burim ,ky ka te drejte te hetojne dhe burimin e krimit qe jane politika ligji dhe ligjvenesit ,ky e con punen deri sa te mbijetojne vetem e drejta haku normaliteti ekujlibrat drejtesia ky e ven cdo gje ne vije ,nese flasim per te drejten ,dobin te miren vleren meriten drejtesin e veme ne vleren e vet dhe sic duhet pa pik as presje ,te gjith e dine se kush eshte e mira dhe kush eshte e keqa ,nese hetohen krime pa ndalur burimin e krimit me politik lle ligje ,do thot sundim me force ,dhe asgjesim me force te drejtave njerzore kjo eshte e papranueshme patolerueshme per asken sepse te drejten sta jep askush,ne te drejten sejcili ka zgjilljet e jetes ,te drejten na e dha zoti krijuesi jone dhe ska shance kush ta cenojne e drejta eshte e shejte ai qe lufton per te grabitur dhe zhdukur te drejtat njerzore eshte njelloj sikur te luftojne me te gjithfuqishmin gjithpushteteshim krijuesin e saje,kjo eshte vlera e te drejtes dhe normalitetit balances zhvillimit persosmerise dhe dobise keshu e vlersoj un nese ka dikush qe din dicka me mire le te behet ndihmes dhe plotesues ne dobi ,nese ka vrejtje le ta korigjojne dhe permirsojne me mire ,kjo eshte fjala e lire rrug pa pengesa por mundesi kujtese dhe dobish me e lehta eshte fshirja komentit por me e rendesishmja eshte perfitimi dobis mbasi te drejten miren te gjith e duam per vete sepse u krijuam me te por ceshtja eshte ta duam dhe per tjeret sic e deshirojme per vete sepse eshte domosdoshmeri suksesi ne cdo pikpamje me te drejten nuk humb askush por perfitojne dhe ndjehen mire te gjith

  16. Ajo që nuk e kupton o i dashur HOOK, është fakti se ti ke po këtë mëndje te Lubonjës e Bushatit. Që të dy rreken që t’ju mbushin mendjen shqiptarëve, se të gjithë politikanët aktualë , janë njëlloj “krminelë e banditë”. Një formë hileqare që shqiptarët të kenë nostalgji për politikanët e “ndershëm” të sojit komunist të periudhës diktatoriale.
    Ka padyshim në të gjitha partitë politike shqiptare njerëz të korruptuar, kush më shumë e kush më pak. Por drejtësia nuk bëhet me paragjykime e përgjithësime, se kështu duke e shpërndarë fajin njëlloj tek të gjithë, fajin e le jetim. Pra bëhesh një mbështetës i së keqes e një përhapës i ideve fataliste pa rugëdalje, rol që kamë luajtur me “sukses”, si Lubonja, ashtu edhe Bushati, që të dy me prejardhje familjare nga kupola drejtuese e diktaturës.
    Drejtësia jep rezultate vetëm kur goditet me emra e fakte e jo me hamendësime përgjithësuese.
    E shoh se përmend disa emra personash të identifikuar nga bota e krimit si Balili, Shullazi, Habilaj, Lul Berisha etj., por nuk kujtohesh të na thuash se me cilët politikanë i patën e i kanë lidhjet këta persona.
    Ti quan njëlloj si Lubonja “banditë” Bashën, Ramën, Berishën e Metën. Pa na thuaj o zotëri se cili nga këta personat që përmend, është diktuar të ketë lidhje të ngushta me Bashën ? Asnjeri prej tyre. Në një formë apo tjetër, këta të katër e shumë emra të tjerë të përmendur e bile të dënuar për krime , lidhjet i kanë pasur me soc-komunistët “legale” shqiptarë, që nga Nano, tek Meta e vecanërisht tek Rama.
    Është më duket një hipokrizi naive, që demokracinë e konsoliduar amerikane, ta identifikosh me personin e një ambasadori të saj, që i del në mbrojtje Tahirit të Habilajve, Xhafës se vëllait të tij trafikant droge apo si ish hetues i sigurimit famëkeq të diktaturës komuniste, e deri tek Rama, kryeministrit që e mbushi kuvendin me deputete të dënuar nga drejtësia europiane për krime, kryetarë bashkie e deri oficerë drejtues të policisë, që në vend te godasin krimin, kanë bashkëpunuar me te.
    Jam plotëesisht dakord që në hetim të jenë të gjithe ish pushtetaret qoftë edhe për ndonjë dyshim korrupsioni. Por kur krimi ka plasur sheshit me emra e fakte e Shqipëria mori damkën e vendit rekord të kultivimit e trafikut të drogës ne Europë, përse duhet të meremi me “gjurmët” kur ujkun e kemi përpara ?
    Ka rradhë në çdo gjë.
    Shqiptarët më së pari duhet të mësojnë te shkruajnë gjuhën shqipe, gjuhën e nënës.
    Në gjuhën shqipe të gjithë emrat e përveçëm fillojnë me gërmë të madhe. Fjala Shqipëri, është një emër i përveçëm sepse nuk ka në botë ndonjë vend tjetër me këtë emër e jo të shkruhet “shqipëri”.
    Fjala “parlament” shkruhet me gërmë të vogël sepse parlamente ka pothuajse në cdo vend të botës e jo “Parlament”.
    Kur nuk je në gjendje të shkruash saktë gjuhën e nënës, përse o i uruar mer përsipër të japësh mënd e orientime për politikën, dipllomacinë e drejtësinë ?
    Nëse ndonjë prokuror do të formulonte një aktakuzë të tillë si kjo që ke marë përsipër ta formulosh ti, me gjithë keëto gabime drejtshkrimore, të siguroj se gjykata do ta hidhte poshtë pasi ka ndodhur që qoftë edhe për një gërme apo presje të vëne gabim, të jetë dhënë një vendim gjyqesor i gabuar.
    Po ta përsëris pra edhe njëherë se ka rradhë në çdo gjë.
    Mëso së pari të shkruash pa gabime gjuhën zyrtare shqipe, mandej mer përsipër të bësh Aranit Çelen qe “dënonte” armiqtë e mbrendshëm e të jashtëm se kështu kishte porosi nga Enveri.

  17. Kemi dy lloj kategori komentuesish; sigurisht me maske te dy kategorite: atyre qe nepermjet maskes /”anonimitetit” ashtu sic thote Oscar Wilde: Njeriu eshte vetevetja kur ka nje maske; jepni atij nje maske te thote te verteten. po kemi dhe kategorine tjeter qe nepermjet maskes assocohen me deformimin e se veretetes, i bejne kozmetike e finte se vertetes si mjeshter te fjales duke i veshur kostumin e manipulimit e te pafajsise. Pune muti, tamam pune muti ku intelektuali noton ne habitatin e mutit po dallohet nga te tjeret se ka nje fashe a maske ne hunde dhe e rre mendja se thith ajer tjeter dhe eshte ndryshe nga te tjeret.

    1. ne fakt e verteta nga mashtimi ,padrejtesia dallohet lehte ,nese behet nje sondazh ne popull nje per nje dhe u thuhet a deshironi padrejtesin te gjith do thon jo sepse i din pasojat qe ajo sjell por nese u thuhet a deshironi drejtesin e te gjith thon po edhe ato qe padrejtesi u bejne tjereve ,,por cfar ndolli ,keta qendruan ne pushtet ne emer te drejtesise por ate nuk e zbatuan asnjehere ,tani mbi cbaza tu besojme mbi bazen e ligjeve paralele ,me dy sisteme kur ju intereson fjala vjen ka problem prona ,thon ne njohim pronen por praktikisht se njohin as kthejne ne do kthejm pronen por praktikisht nuk e kthejne ne do ua kompesojme ate por praktikisht nuk veprohet po mbushen 27 vite genjeshter,keshtu flasin per cdo fushe te jetes si orator por padrejtesia llundeshem qendron ne shesh,po per cfar ti votojme te na mashtrojne vjellin perdhunojne jo keta tashme nuk meritojne voten tone ,sic na kan harruar do te harrohen keta votbesohen vetem nese ,vendosen ligjet politika dhe ligjvenesit ne baze drejtesise te drejtes hakut merites vlerave jo interesit ,dhe manipulimit ,mun me intereson e drejta ime dhe nga kjo po beje nje ulltim te gjate rraskapites duke ju kujtuar dobin jo demin largimin nga padrejtesia

  18. Ka disa kategori “komentuesish” por ndër ta mund të veçosh dy grupe.
    Një grup që komentet i “zbukuron” me mut e një grup tjetër që perpiqet të veje në punë arsyetimin, mëndjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *