• |
ide | kryesore

Fillon fushata/ Duka i fut kunjën e parë Bashkim Finos

Lajme, Të fundit



Eshtë ende dita e parë e fushatës për presidentin e ardhshëm të FSHF-së, por Armando Duka nuk ka nguruar të vërë gishtin mbi plagën më të nxehtë të rivalit të tij Bashkim Fino (lexo shkrimin e pare poshte), qenien e tij si deputet mbështetës i qeverisë. Duke e ditur që FIFA dhe UEFA janë tejet fanatike në ruajtjen e pavarësisë së futbollit nga politika, kreu 16 vjeçar i kësaj federate ka thënë se nuk e sheh konkurentin e tij si sekretarin organizativ të PS-së. “Eshtë një personazh i jetës publike shqiptare. Një ish-kryeministër, deputet i Partisë Socialiste, madje edhe Sekretar Organizativ i saj. Gjithsesi unë do të doja ta shikoja jo si një nismë të Sekretarit Organizativ të PS-së, por si nismë e Bashkim Finos dhe disa shokëve të tij që e mbështesin. Duhet ta shoh dhe dua ta shoh kështu këtë garë deri në fund” ka thënë ai për televizioni Top Channel që duket se është rreshtuar hapur pro Dukës.

Por megjithëatë gjuha e presidentit aktual të FSHF është një gjuhë e dyfishtë. Nga njëra anë ai do të theksojë për publikun se PS po tenton të marrë edhe futbollin duke u përpjekur kështu të vërë alarmin për një fenomen që vërehet vetëm në ish republikat sovjetike gjysëm diktatoriale.

Por nga ana tjetër Duka e di se duke qenë se votat më të mëdha në asamblenë e futbollit i kanë bashkitë dhe ato janë kryesisht të kontrolluara nga socialistët, një kandidat i mbështetur nga Rama (lexo shkrimin e dyte poshte) do ta kishte humë të lehtë fitimin e kësaj gare. Ndaj ai është munduar të mos e paraqesë këtë sfidë si një vullnet të kryeministrit, por si një  “nismë e Bashkim Finos dhe disa shokëve të tij që e mbështesin”.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. Edhe FSHF ka ngel pa rene ne dore te rilindjes ,babzia e madhe per pushtet i ka bere te hedhin syte te fshh megjithse Duka u mundua ti joshe me Kullen e stadiumit nuk mjaftoi

  2. Kete refrenin e politizimit te federates mor aman nderrojeni .I thoni Dukes tju mesoj nje kenge tjeter neper zyra neser ne mengjes.I doli boja ketij refreni ,late nam fare.Sa nivel i ulet jeni mor njerez

  3. Kete refrenin e politizimit te federates mor aman nderrojeni .I thoni Dukes tju mesoj nje kenge tjeter neper zyra neser ne mengjes.I doli boja ketij refreni ,late nam fare.Sa nivel i ulet jeni mor njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *