• |
ide | kryesore

Fino “godet” Dukën: Federata përgjegjëse për trukimet dhe stadiumet bosh

Sport

Bashkim Fino, kandidati i Armando Dukës për kreun e FSHF-së ka “veshur dorezat” që në nisje të fushatës. Gjatë intervistës për emisionin “Rubrika sportive” në RTSH, Fino nuk i kurseu akuzat për federatën.

“Trukimet? Kush i ka parë ndeshjet e fundit në Superligë i ka ardhur turp. Kush vjen në stadium të shohë ndeshje kur të gjithë e dinë që ajo shohin është teatër. Kush e ka përgjegjësinë por organizmin e lojës? E ka federata.

“Gjithçka ka të bëjë me infrastrukturën ku luhet futbolli. Është bërë shumë në këto vite, por çfarë po ndodh? Çdo ekip i superiores do të ketë fushë stërvitore. Të bëjë stërvitje në fushë optimale. Çdo president do të ketë transparencë për fondet që do të shpërndajmë. Do të ketë shpërndarje gjeografike për fondet” – tha Fino.

“Arbitrat? Duhet të ngrihet Liga Profesioniste dhe ajo Amatore. Duhet të caktohen arbitrat nga vetë Liga. Federata duhet të merret vetëm me menaxhimin dhe politikat, por jo me arbitrat”.

Fino bën edhe një propozim për kufizim të mandateve të kreut të FSHF-së.

“Unë jam për kufizim të mandatit. Unë jam për 2 mandate. UEFA e ka bërë për 3 mandate për kreun e saj. Unë do të propozoj sapo të zgjidhem se do të qëndroj vetëm 2 mandate. Çfarë mund të bësh më shumë se 8 vjet në një detyrë?

Në 2 mandate unë premtoj se do të 5 stadiume si Arena Kombëtare si ai i Elbasanit. Në Vlorë në Korçë, etj. Ku do t’i gjej lekët? Bashkë me qeverinë, por edhe nga të ardhurat e FSHF-së sepse ai institucion ka të ardhura” – tha Fino./lapsi.al/

1 Comment

  1. Bushat , Ti si gazetar karriere cmund te thuash per trukimet e ndeshjeve ?.Si gazetar e keni detyrim moral dhe profesional te jepni mendimin tuaj.Apo si nje pjes e shqipetarve larg b…. time

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu