• |
ide | kryesore

Fino zyrtarizon kandidaturën për kreun e FSHF, “Dukën e kam mik”

Arkiva



Zyrtarizohet kundërshtari i parë i Aramndo Dukës. Pas njoftimit për rikandidim të kreut aktual të FSHF-së, është mësuar edhe rivali i parë i presidentit që qëndron në krye të federatës prej 4 mandatesh.

I ftuar në ‘Rubriken Sportive’ në ‘RTSH’, Bashkim Fino, ka pranuar se do të kandidojë për president të FSHF-së në zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt në qytetin e Durrësit. Për Agron Dukën ai shprehet se e ka mik.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar të kandidoj për garën në FSHF, kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion. Mbase trajnerin se bej dot, por ka ardhur koha të bëjmë një ndryshim në futbollin shqiptar, të përmirësojmë imazhin dhe duke falenderuar të gjtihë dashamirësit e mi, jam në një garë me mikun tim Duka, kjo s’ka të bëjë me një garë të ashpër, secili ka pkatformën e vet, por kënaqësia ime do ishte të kishte dhe kandidatë të tjerë. me platformën që kam dorëzuar..them se do duheshin ndryshuar disa rregulla, se për të bërë një fushatë për president apo edhe për stafin, mbase do ishte mirë të  bëhej një asamble ku të zyrtarizoheshin kandidatët e mundshëm, e koha nga momenti i mbledhjes së asamblesë, ti jepej mundësi kandidatëve, anëtarëve të bëbin sondazhet e nevojshme, fushatë korrekte.” – u shpreh Fino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *