• |
ide | kryesore

Ivanka Trump bashkohet me nismën e grave në Hollywood, fansat e “përzënë”

Paparazzi, Slider



Fjalimi i moderatores së njohur amerikane Oprah Winfrey në “Golden Globe” është pritur mjaft mirë nga audienca, sidomos nga vajzat dhe gratë të cilat janë ndjerë shumë të përfaqësuara nga fjalët e Oprah-s. Një nga vajzat që ka reaguar pozitivisht në rrjete sociale ka qenë edhe Ivanka Trump, e njohur ndryshe si vajza “më e llastuar” e presidentit Trump. “Sapo ndoqja fjalimin frymëzues të Oprah-s në Golden Globes! Le të mblidhemi bashkë, vajza, gra dhe burra dhe të themi se ajo kohë mbaroi!” – ka shkruar Ivanka. Por ndryshe nga sa mendoi ajo kur e postoi këtë, ndjekësit e kanë akuzuar për hipokrizi duke i treguar dhe një herë se babai i saj është një nga ata burra që duhet të marrë dënimin që i përket për gjithçka ka bërë përsa i përket grave që ka punësuar në biznesin e tij. “Shko dhe bëj ndonjë klasë palestër, atë bëj. Nuk duam të të kemi në nismën tonë!” – ka shkruar dikush ndërkohë që ka pasur dhe nga ata që kanë treguar se këto postime të Ivankas të ndjellin të përziera në stomak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *