• |
ide | kryesore

Patozi skeptik për protestën e 27 janarit: Basha nuk ndez dot as partinë e vet

Lajme, Të fundit



Ndërsa opozita e bashkuar ka nisur përgatitjet për protestën kundër qeverisë më 27 janar, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi është skeptik lidhur me shanset që kjo protestë ka për të përmbushur misionin e saj.

Duke folur për RTSH, Patozi u shpreh se nuk dëshiron të dekurajojë askënd. Ai foli sërish kundër Lulzim Bashës, kur u shpreh se ai nuk është në gjendje të ndezë partinë e vet.

“Kjo protestë është e destinuar për të qenë protestë e partive, por gjithsesi s’dua të dekurajoj askënd dhe shpresoj shumë le të shërbejë si shkëndije të ndezë shoqërinë.

Lulzim Basha nuk është në gjendje sot që ndezë partinë e vet, që drejton dhe një njeri që ka vështirësi komunikimi apo për të ruajtur autoritetin brenda shtëpisë së vet e ka të vështirë të jetë i pari i qytetit apo i pari i fshatit”, tha Basha.

Astrit Patozi tha se protestat reale janë ato që shpërthejnë nga revolta qytetare dhe jo ato që mbahen për shkak të partive. ©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. si ta ndez kur ju minjet e frrokur,roshit e doshit tashem bythlepires te rames dit e nat e luftoni pd.patoz frroku,jozefina prenga,majlinda roshi,arben imam nfoka etj.

  2. Si te ndizet PD kur uji ka kohe qe e ka mufatur? Mund te perdorni Salen si eshke ndoshta e krijoni nje fije tym!

  3. Do te kishte bere mire qe ta thoshte hapur—-qe une A, PATOZI si opozitar nuk jam per protestat qe drejto PDja e biles nuk jam fare per protesta … Ky eshte PATOZI, qe ne momenteme te veshtira te popullit te renduar nga ekonomia, hallet, e presioni shteteror thote qe protestat ti beje populli, pa tjeter populli do dale te protestoi e jo PATOZET, por ata e duan nje drejtim, nji horizont. Populli do protestoi PATOZ, do s;do ti, vje, s;vjen tisepse te keqen e kesaj qeverie ky popull e ka ne kurriz e jo ti..Mos u perdor si zjarre fikes, ,sepse e bete gjate zgjedhjeve, doni ta beni edhe tashti,,vetem evetem per te diskretituar PDne e BASHEN, por nuk jane keta qe do ju japin grupit tuaj virtyteperkundrazi. Demokratet, njerezit e pa kenaqur e qe kane vuajtjet e ketij pushteti do protestojnenen drejtimin e PDse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *