• |
ide | kryesore

Replikat LIVE/ Berisha sulmon Iris Luarasin: Papagalle!

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ashpër analistes Iris Luarasi e cila e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se “në Shqipëri ka pasur edhe kryeministra që na krahasonin me Gjermaninë”. Kjo deklaratë nuk i ka përgjyer ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka cilësuar Luarasin si “papagallja numër 3 e qeverisë”.

“Piktori deshtak dhe soji i papagajve te tij nuk kane te qarte se perqindja e rritjes ekonomike te nje vendi shpreh rritjen e ekonomise te atij vendi dhe jo te nje vendi tjeter. Keshtu qe rritja ekonomike e Shqiperise i referohet vetem ekonomise shqiptare, dhe rritja ekonomike e Gjermanise i referohet vetem ekonomise gjermane, e cila eshte qindra here me e fuqishme se sa e Shqiperise.

Por kjo nuk do te thote kurre se nje rritje 4%, si perqindje referuar ekonomise shqiptare, nuk eshte me e madhe si rritje se sa nje rritje 3% e nje vendi tjeter me te larte. Mirepo keto nuk mund ti kuptoje piktori deshtak qe eshte nje tabula rasa ne ekonomi dhe natyrisht nuk kane dhe nuk mund ti kuptojne papagajte e tij” – shkruan ndër të tjera Berisha në Facebook.

E pyetur për këtë reagim të Berishës, Luarasi tha se “ishte e kënaqur që e kishte detyruar Berishën të shkruante kaq gjatë”. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Ky eshte idiot dhe ndoshta ska per tu bere kurre qytetar, po ka integritetin e vet, ndryshe nga kjo patetikja qe kujton se duke folur pa nderprerje duhet te kete te drejte …..

  2. Deklarata e Berishes eshte keqinterpretuar dhe ky keqinterpretim eshte amplifikuar nga mercenaret e majte te medias te cilet, per hir te se vertetes, ne kete rast pasqyrojne vertet padijen e tyre. Ne momentin e deklarates shqiperia vertet kishte nje ritem zhvillimi, te certifikuar nga institucionet nderkombetare, me te larte se disa vende te bashkimit europian. Por, kujdes, ritem zhvillimi nuk do te thote se shqiperia ua kalonte ekonomikisht atyre.

  3. Idiot, idiot, por ne rastin konkret ka shume te drejte!! E ndoqa dje debatin. Vetem nje tyryfycke si kjo mund te thoje qe 100 ditet e para te qeverisjes jane te mira sepse qeveria ka patur rastin ta krahasoje veten me Gjermanine, por nuk e ka bere. Camon! A ka ku te rrije ?! Per te mos folur qe nuk i mbyllet goja, edhe pse arrin te thoje asgje te mencur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu