• |
ide | kryesore

Shembja e ‘pallatit të Bashës’/ Qeveria Rama duhet të paguajë 13 mln euro

Kryesore, Lajme

Qeveria shqiptare duhet të paguajë 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt në Vlorë. Ky është vendimi i Gjykatës së Strasburgut që ka rrëzuar qeverinë Rama për çështjen e pallatit të shkatërruar në Vlorë në vitin 2013 për ndërtimin e ‘Lungomares’. Kjo Gjykatë ka vendosur se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë familjarët e dëmtuar nga shembja e pallatit.

Kështu qeveria shqiptare duhet tu paguajë jo pak, por plot 13 milion euro familjarëve të dëmtuar nga shembja e ndërtesës. Objekti i quajtur kompleksi “Jon” ishte ndërtuar në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë u rrafshua pas marrjes së pushtetit nga Rama në vitin 2013. Ky pallat që njihej ndryshe edhe si pallati i vjehrrit të kryetarit të Partisë Demokratike, u bllokua aso kohe nga forca të shumta policore në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Pas këtij veprimi banorët e godinës 8-katëshe nuk u lejuan të hyjnë brenda dhe më pas u krye shembja e objekti me mjete teknike. Ishte Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Tahiri atë kohë, ajo që kishte depozituar një padi ndaj këtij pallati. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kallëzoi penalisht në prokurori tre gjyqtarë të rrethit të Vlorës, dy pronarët e truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ky i fundit vjehrri i Lulzim Bashës, anëtarë të KRT së bashkisë Vlorë si dhe zyrtarë të hipotekës Vlorë.

Tahiri i kallëzoi këta përsona për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim “falsifikimit të dokumentave” dhe “Përvetësimit të ambjenteve publike”. Përpos këtyre emrave, në mesin e personave që kishte votuar “pro” ndërtimit të këtij objekti ishte edhe kryebashkiaku socialist Shpëtim Gjika.

Ndërkohë që qeveria miratoi shpronësim në masën 4.6 milionë dollarë për këtë shembjen e këtij ndërtimi. Ishte pikërisht kjo shumë e miratuar për dëmshpërblim që nuk i kënaqi banorët e prekur nga shëmbja e pallatit. Këta të fundit u shprehën se apartamentet i kanë blerë me një çmim prej 1300 euro metro katror, ndërkohë që qeveria vendoste t’i shpëprblente me 570 mijë lekë të vjetra. Sipas tyre kjo është një padrejtësi totale dhe se shumë shpejt vendimin e qeverisë, do e kundërshtojnë në gjykatë. Dhe pikërisht kështu ndodhi, kur më vonë ata e dërguan këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut, duke e fituar këtë çështje kundër qeverisë shqiptare dhe duke e detyruar këtë të fundit tu paguajë plot 13 milion euro. ©Lapsi.al

.

18 Comments

  1. edvin rama do e shkaterroi ket vend.paramendo sa shembje ka ber vetem per qef tre frrokve,sadri abazit,vangjush dakos,qazimit etj.te shkattron nje pallat me leje o je i droguar o je i kapur nga krimi.por ja qe qelbesira rama esht ne te dyja edhe bastard e i droguar dhe i kapur nga krimi.pse qelbesira nuk rrezoi pallatin pa leje te gruas se tij lindes 5 katesh.

    1. nje nga ortaket e studios qe perfaqesoi pronaret e pallatit ne gjykaten e Strasburgut eshte Envi Hicka ndersa shteti shqiptar u perfaqesua ne kete gjykim nga Avokatura e Shtetit qe ka kryetare Alma Hicken gruan e Envit. Ke do mbronte Avokatura shtetin apo xhepin e burrit? Edi Rama e di mire kete. Po Edi me Lulin jane shoke ndersa ne jemi budallenj qe skuptojme qe ky eshte teatri i radhes.

    1. Per te mare leje ndertimi duhet pronesi legjitime e trullit,perderi sa ja kan dhene lejen bashkia dhe nuk ju pelqen vendimi i Strasbugut,kritikoni lejen dhe jo gjykaten,Dibra je shume ok

    2. E ka ble Lali paemer! Le te prishte pjesen perpara jo pallatin! E ke pa vilen ngjit dhe aji ne breg eshte qe ne vitet 30!
      Me vjen keq per ata qe do paguajne edhe pse kane mend po per ty qe i paske thene mendjes ik e p…nuk me vjen keq! Do paguash si Ceco nga taksat e tua! U gezove kur u shemb??? Trishtohu tani!!!

  2. Kush do mbaje pergjegjesi per keto para nga taksat tona qe do i kthehen pronarit?!!!Apo shyqyr na u kenaq KM! Edhe Sajmes qe i ishte zene deti. Nuk niste dot gomonet. Aferim Rilindjes!

  3. Interesant eshte fakti qe vjeri i Lulit behet pronar i detit kur dihet qe deti, lumenjte. liqenet (natyrale), jane prone e askujt ne nje kohe kur dhendri i tij ishte nr. 2 ne krye te shtetit.
    Eshte po ky dhender qe fal disa qindra km. katror det Greqise pa permendur gjemat e tjera.
    Eshte ky popull idiot qe per per keto zullume paguan miliarda ose me mire te themi vlera te pa llogaritshme dhe nderkohe meret me vite per atletet apo citjanet e Rames.
    Por a do te vije nje dite kur ky popull do te ndergjegjsohet dhe te jetoje si gjithe popujt e tjere te qyteteruar!?
    Ndoshta, por edhe nese do te te vije ajo dite do te jete shume e larget.

  4. O njerez gjykata e Strazburgut nuk e shikon ceshtjen e prones me cinizem dhe injoranc si ne shqiptaret.

    Shteti ne kohen e Saliut dhe bashkia atje kan vendosur ta legalizojne kete pallat pa repektuar ligjet e bregdetit qe ka nje kufizim apo te prones.

    Gjithashtu ka lejuar bisnesmenit ti shes apartamentet dhe ti pajis me certifikata shtetrore si pronar.

    Strazburgut nuk i intereson a eshte prona e pa ligjshme.
    Apo ndertimi i saj ne bregdet eshte i pa ligjshem.
    Ky eshte debat tjeter per shqyrtim ne gjykat ne Shqiperi apo Strazburg.

    Strazburgu te thot” ti je shteti,” ..kjo eshte cerifikata jote e pronsis.
    Ti ke shembur pa te drejt nje objekt te legalizuar vet nga dora e shtetit.

    Pjesa tjeter e pronsis dhe ligjit nuk ka lidhje me Straburgun…Se shum leht mund te te thot cfaj ka blersi i pronsis qe mund te jet Shqiptar-Frances-Anglez e tjer…kur ti e lejon kete kurrupsion dhe fallsifikime te manifestoj ne oborrin tend shtetror.

    Kaq e thjesht o injoranta rilindas

  5. Ne Shqiperi Jane 300 mijë dosje per legalizimet e bera ne toka te pervetsuara(pra jemi popull hajdut)300 000 famije nga 4veta per familje bene 1 200 000 individe (gjysma e shqiperise)ku legalizimet ja bejne edhe falas

  6. PARAT TI PAGUAJNE MERCENARET E SALIUT QE DHANE LEJE NDERTIMI NE DET ……………………JO POPULLI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Edhe gjykata nderkombetare e hedh poshte shtetin!!! Parate do ti paguajne taksapaguesit. Q*fsha shtetin ne b*the!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu