• |
ide | kryesore

“Si i refuzova rusët për të vrarë Gjukanoviçin”

Lajme, Të fundit

Dëshmitari bashkëpunëtor i tentativës për atentati ndaj ish-kryeministrit malazez, Milo Gjykanoviç, zbuloi sot në gjykatë se ka refuzuar të kryejë urdhërin e marrë nga një rus për të ekzekutuar kryeministrin.

Para Gjykatës së Lartë në Podgoricë dëshmitari bashkëpunëtor Sasha Singjeliç deklaroi se e ka refuzuar detyrën që ia ka dhënë shtetasi rus Eduard Shimakov për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

“Në të njëjtin çast kur më pyeti unë e dija se nuk kam mundësi ta bëj atë, sepse situata e sigurisë ishte e keqe, e unë s’merrem me kriminelë”, – ka thënë Singjeliç, shkruan “insajderi”.

Në seancën e sotme Singjeliç përsëriti akuzat se rusët kanë ardhur me ftesë të partisë opozitare pro-serbe në Mal të Zi Fronti Demokratik, liderët e të cilit janë ndër të akuzuarit për tentativë terrorizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu