• |
ide | kryesore

S’ka qetësi në Vetëvendosje. Dy deputetë përfshihen në replika të ashpra

Lajme, Të fundit

Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk  ka qetësi. Së fundi janë dy deputetë të saj që kanë replikuar me njëri-tjetrin.  Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me deklaratën e Dardan Molliqajt, ku ky i fundit pak minuta më parë përmes një postimi në Facebook tha se Haxhiu së bashku me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlen nuk kanë votuar pro takimit të përbashkët me Grupin Parlamentar. Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është shpifje.

“Dardan Molliqaj paska thene qe une kam abstebuar per takimin e perbashket ndermjet kryesise dhe grupit! Kjo eshte shpifje! Une kam perkrahur takimin e perbashket dhe i kam arsyet per kete! Nese edhe 1% ka shansa per unifikim, duhet te punojme ne kete drejtim e kemi borxh para qytetareve dhe ja kemi borxh Republikes se Kosoves!”, shkruan Haxhiu.

Më herët ish sekretari organizativ i Vetëvendosjes dhe një prej kundërshtarëve të Albin Kurtit, Dardan Molliqaj, ishte shprehur se deputetja Albulena Haxhiu nuk ishin dakord për një takim të përbashkët të kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar, në mënyrë që të sheshohen mosmarrëveshjet e brendshme.

©LAPSI.al 

1 Comment

  1. komunist stalini si pdk,aak,e vv e me qen te ndershem nuk shkon.keta pos spiinimit te njeri tjetit dhe vrasin si enveri ter shoket e tyre,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu