• |
ide | kryesore

Trump refuzon marrjen në pyetje nga prokurori special

Planet

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se “nuk ka gjasa” që ai t’i përgjigjet kërkesës për t’u marrë në pyetje nga prokuori special, Robert Mueller, si pjesë e hetimit për bashkëpunimin mes Rusisë dhe drejtuesve të fushatës së Trump.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se “do të shohim se ç’do të ndodhë”, referuar këtu nëse do të pranonte të merrej në pyetje nga ekipi i Mueller.

Ekipi i hetuesve të prokurorit special ka shprehur interesin për të biseduar me Trump, por pa dhënë asnjë detaj më shumë rreth kësaj çështjeje.

Avokatët e Trumpit kanë theksuar më herët se janë të vendosur të bashkëpunojnë për kërkesat e Mueller.

1 Comment

  1. Do të ishin të mjaftueshme këto foto të përzgjedhura enkas nga mediat që sulmojnë presidentin aktual të SHBA, z.Trump, për të kuptuar tendencën keqdashëse ndaj tij. Përzgjedhja e këtyre fotove është një mënyre sa e panderëshme e po aq primitive si një forme e propogandës mediatike.
    Nëse bazohemi në kësij lloj fotosh që dukshëm përpiqen ta paraqesin ate në publik si një “monster”, sigurisht që në një pjesë të madhe të lexuesve krijohet përshtypja se ai është vërtetë nj “monstër”.
    Në foto normale e pa tendenca armiqësore, portreti fizik i z.Trump, është një portret i një burri të hijshëm tipik amerikan anglo-sakson. Përse duheshkan përzgjedhur foto të tij të karrikaturizuara ? A nuk është edhe kjo një formë e shfaqjes së urrejtjes racore ? Meqë ai përshkruhet në qëndrimet e tij politike qëllimshëm si një president “racist”, e për ta kundërvëne në opinionin publik ndaj ish presidentit afro-amerikan Obama, duket sikur këto media kanë marë përsipër t’ju mbushin mëndjen njerëzve se e bukura mund të gjendet vetëm tek ngjyrat e tjera e jo tek e bardha. Nga cilido krah politik e nga cilado rracë njerezore që i mëshon ngjyres apo portretit fizik për ta paraqitur të shëmtuar, ka elementë të luftës raciste.
    U përshëndet plotësisht me të drejtë zgjedhja si president të SHBA e afroamerikanit Obama. Përzgjedhja e përshëndetja sigurisht nuk u bazuan në bukurinë fizike të tij, por në faktin se për herë të parë në këtë vend me një të kaluar tepër diskriminuese për ish skllevërit afrikanë, pati një president me origjinë afrikane. Kjo sigurisht mund të konsiderohet si një arritje kulmore e demokracise amerikane. Por kjo nuk do të thotë se në SHBA medoemos presidentët sot e tutje nuk duhet të jenë me origjinë europiane. “Me mustaqe” ishin vërtete diktatorët kriminele të Europës, Hitleri e Stalini, por të tillë diktatorë kriminelë, akoma edhe më primitivë me e pa mustaqe, i gjen në çdo kontinent e në çdo race.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu