• |
ide | kryesore

“Vetëm në janarin e vitit 2018 vdiqën 10 foshnja në maternitetin e Tiranës”

Lajme, Të fundit
materniteti-koco-gliozheni-300x225.jpg

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka denoncuar një rast të rëndë në maternitetin e Tiranës. Sipas tij për shkak të mungesës së inkubatorëve dhe oksigjenit për fëmijët vetëm gjatë muajit janar kanë ndërruar jetë 10 foshnja. Ai shkruan se kur situata paraqitet kështu në tiranë, në qytetet e tjera është shumë më keq. Deputeti Spahia akuzon për këtë ngjarje drejtuesit e shëndëtësisë, si dhe shprehet se Rama tallët me shqiptarët duke u uruar mirëmëngjes nga vila e tij në Surrel.

Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë. Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë. Kur situata paraqitet e tillë në Tirane as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe. Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shendetësisë. Papërgjegjshmeria e atyre që drejtojnë shendetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jeten e foshnjave dhe nënave. Ndërkohë Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremëngjes nga mega vila e tij në Surrel”, – shkruan Spahia.

 

2 Comments

  1. Edhe ju talleni duke lehur e duke mos bere asgje ! Ka pese vjet qe rrama shkaterron dhe ju konstatoni, ç’mut opozite jeni! E di o legena qe do me thoni “sikur e ke then nje here” ose, do nxirrni fjaline alla ppsh-shurrse, “Pa ule pak ritmin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu