• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e FSHF/ Fino fillon sulmin ndaj Dukës

Sport

Menjëherë pasi Armando Duka i futi kunjin e parë nga Top Channel, rivali i tij për FSHF, Bashkim Fino ka dhënë kundër goditjen. Duke komentuar atë që të gjithë e quajnë si pikën më të fortë të këtij mandati të Dukës, kualifikimin për France 2016, Fino i futi një pickim të lehtë. “Kualifikimi për në Euro ishte së pari për meritën e lojtarëve, së dyti për atë të stafit teknik dhe trajnerëve dhe vetëm së treti për meritë të drejtuesve tha Fino duke shfryrë kështu krenarinë më të madhe të Dukës. Ish kryeministri socialist tha se ai nuk e sheh bilancin e Dukës bardhë e zi dhe i quajti të përdorur ata laojtarë të kombëtares si Ansi Agolli dhe Andi Lila që kanë shprehur preferencën e tyre për Dukën. Ata do të jenë pjesë e të kuqve dhe të vlerësuar nga unë edhe po të zgjidhem president i FSHF-së tha Fino.

©Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu