• |
ide | kryesore

Aksident me autobus, tre të vdekur dhe 45 të plagosur

Planet, Të fundit



Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë plagosur, ku disa janë në gjendje të rëndë, gjatë një aksidenti që ndodhi sot mes një autobusi dhe një veture në Horomerice (lagje në periferi të Pragës), njoftoi policia çeke.

“Përplasja ka shkaktuar tre të vdekur, shoferen e veturës dhe dy persona në autobus, që u përplas me një pemë pasi doli nga rruga për një arsye ende të papërcaktuar”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Monika Schindlova. Sipas një bilanci të ri, aksidenti ka shkaktuar gjithashtu edhe 45 të plagosur, mes të cilëve pesë në gjendje të rëndë. Policia ka arritur të evakuojë të gjithë personat që kishin mbetur të bllokuar në autobus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *