• |
ide | kryesore

Analiza e shkrimtarit për inskenimin në Tv Klan: Rama, një plehrë në kazan, Ardit Gjebra i poshtëruar!

Lajme, Të fundit



Me një analizë të shkëlqyer, shkrimtari Besnik Mustafai ka zbërthyer rolin e secilit prej personazheve në inskenimin e 31 dhjetorit në TV Klan tek “E diela shqiptare”, kur Edi Rama u shfaq i veshur me rrobat e Babagjyshit të Vitit të Ri për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë.

Mustafai duket i neveritur nga ajo që ka parë dhe si prind nuk është kursyer as për Edi Ramën, as për Ardit Gjebrean dhe as për nënë e fëmijës së sëmurë.

Për Edi Ramën

Tërthorazi, Edi Ramën e quan një plehrë, kur i referohet një filmi francez, që nuk ka lidhje me inskenimin në fjalë, por ka titullin “Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë” (Le père Noel est une ordure).

Titullin, shkrimtari e ka nxjerrë nga konteksti me ndërgjegje, por thotë se vetëm këtë gjeti “për të përcaktuar ndjesitë lidhur me një shfaqje që Kryeministri ynë na dha në një televizion kombëtar në prag të vitit të ri”.

Për të treguar se dhembshuria e Ramës është e rreme, Mustafai përmend rastet e të verbërve, paraplegjikëve apo fëmijët autikë, ndaj të cilëve qeveria nuk përmbush as detyrimet më minimale.

“Solidaritetin, shkruan Mustafai, Kryeministri ynë nuk e sheh si një detyrim të lidhur më funksionin që i është besuar, por si një rast për t’i shprehur dashuri vetes një herë në vit duke veshur xhyben e kuqe të babagjyshit të Vitit të Ri për të dorovitur si në përralla një hallexhi”

“Për herë të parë e kam gjetur vërtet me vend përcaktimin që po ky Kryeministër ka bërë për mediat si kazan, vazhdon shkrimtari, por që brenda këtij kazani ishte tashmë ai vetë si autor dhe protagonist i versionit shqiptar të filmit me titullin “Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë”.

Për Ardit Gjebrean

Neverinë për Gjebrean, shkrimtarit ia provokon roli i dyfishtë i prezantuesit, si i përdorur në mënyrë poshtëruese nga kryeministri dhe si përdorues i pamëshirshëm i fëmijës.

“Gjebrea kishte bërë dhe një mizanskenë mizerabël, fund e krye manipuluese, me gjysmën e ekranit të mbushur me kokën e Kryeministrit me fytyrën të përmbytur nga dhembja, nëpër syrin e të cilit rrjedh një kokërr loti tek dëgjon lutjen që ky fëmijë i dërgon me shkrim babagjyshit të Vitit të Ri, domethënë atij, mrekullibërësit, që ai të verë dorën në zemër jo duke i sjellë lodra e çokollata, por për ta ndihmuar që të ndjekë shkollën”.
Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është përdorimi i fëmijës.

“Në gjysmën tjetër të ekranit është ky fëmijë, me një fytyrë plot hutim të bukur që i shkon si fëmijë që është, duke u përpjekur të luajë pa gabime rolin që i ka caktuar Gjebrea. Sepse Gjebrea, i përdorur nga Kryeministri, përdor nga ana e vet pamëshirshëm këtë fëmijë duke e vënë të luajë një rol që, në fakt, nuk është më për moshën e tij. Ai është nëntë vjeç.
Gjebrea është vetë prind, ka rritur të vegjlit e vet dhe e di se një fëmijë nëntë vjeç, me një zhvillim mendor normal siç dukej fatmirësisht ta kishte protagonisti i këtij episodi, e ka kapërcyer tashmë moshën kur i beson verbërisht realitetit të përrallës. Është një mizanskenë spekulative, karikaturale, e pandershme, e pasinqertë, lënduese për ne që e shohim. Për t’i thënë gjërat siç janë, Kryeministri është treguar cinik me Gjebrenë dhe Gjebrea është treguar cinik me vogëlushin” shkruan Mustafai.

Për nënën e fëmijës

Besnik Mustafai thotë se e kupton hallin e saj, por si prindi-prindit thotë ai, ajo duhet të kuptojë dhimbjen që i ka shkaktuar qindra nënave të tjera që nuk kanë fatin të shohin fëmijën e tyre të marrë të njëjtën dhuratë për fëmijën e tyre.

“Unë e kuptoj hallin e saj të madh dhe gëzohem për të që ky hall, me sa duket, iu lehtësua sadopak. Por ajo, me vetëdije ose pa vetëdije, ka treguar një egoizëm të pahijshëm, duke u bërë karshillëk qindra e qindra nënave të reja si ajo apo edhe më pak të reja, të cilat, të shkretat, kanë të njëjtën brengë në zemër si ajo, por fati nuk ua ka sjellë e nuk do t’ua sjellë ndoshta kurrë të bien në duart e një zhongleri të televizionit”

Shkrimin e plotë të botuar në gazetën Panorama, e gjeni në linkun më poshtë:

http://www.panorama.com.al/analiza-mustafaj-kunder-rames-dhe-ardit-gjebreas-babagjyshi-i-vitit-te-ri-eshte-nje-plehre/



15 Comments

  1. Nje shkrimtare apo shrues qe shan ose ofendon dike per arsuet e tija personale, ne boten perendimore quhet “shkrimtar injorant ose kurve”.

    1. Kurvat e ekranit si Gjebrea dhe ato te qeverisjes si Rama, jane demi dhe halli i ketij populli, jo analiza e nje shkrimtari qe me gjuhen e shkrimtarit , me ne fund, tha disa te verteta qe te gjithe i themi tavolinave dhe askush nuk flet aty ku duhet. Kryeministrit as i dhimbset fare ai femije. Ka shkuar aty per te bere kllounin e per te genjyer aq milet sa te munde i thirrur nga gaztori i oborreve , i neveritshmi Gjebrea, qe eshte gati te perdore femije e burra vetem e vetem per te nxjerre ato lek te qelbur. Per ato lek te qelbur ai, Gjebrea, i ka kushtuar kenge Monika Kryemadhit e i ka drejtuar haremin e ditelindjes. Per ato leke Gjebrea ka kenduar ne dasmen e Fatos Nanos, i eshte ulur ne preher Xhaferit, ka bere intervisten me qesharake te historise se medias me Xhoin e Nanos, ka kenduar ne fushatat e Berishes ne vitet me te tmerrshme , ato 96 e 97 me nje rrip ne koke , si ai si Ermal Mamqi, ku shkruhej “ rrofte sali berisha, ka lengezuar pothuaj ne nje histori pasioni me Erion Veline ne sallen e kenges magjike dhe, per ta mbyllur , ja del te beje dhe Ramen e deshperuar, aktor ne minzaskenen e neverise. Bravo i qofte Besnik Mustafait sepse kjo omerta per llumin e llumit televiziv qe prodhojne Gjebrea me shoke duhet te marre fund.

    2. Në botën perëndimore, në një debat midis një shkrimtari dhe një qeveritari, njerëzit e zakonshëm me dy pare mend në kokë do të mbanin anën e shkrimtarit.

  2. nena per femijen e vet behet egoiste dhe ca me shume, nenat e tjera qe shikojne nga televizori te levizin jo te rrin duarkryq te fresin fatin e tyre te rene nga qielli

  3. Ky eshte ai shkrimtar qe 99,9999% e popullit nuk i njohin apo lexuar veprat e tij, por qe ka kritikuar Ismail Kaderene per vepra te dobta.

  4. I paemer, ne fakt nuk e di si e sheh ti kete 99,999…% te popullit. E verteta eshte qe une e kam lexuar kete shkrimtar. Dhe nuk e konsideroj veten si person i rralle ne Shqiperi qe te bej pjese ne ate fraksion perqindjeje. Thjesht per dijenine tende, ky shkrimtar eshte fitues i disa cmimeve prestigjioze kombetare apo nderkombetare.
    Gjithashtu, pershtypja ime eshte qe ti nuk e ke lexuar as Ismail Kadarene (perderisa ke perceptime te tilla) por thjesht degjon ne TV qe Kadare eshte nje shkrimtar i madh dhe kaq. Veprat letrare cdo njeri i percepton dhe i gjykon vete dhe s’ka nevoje te degjoje ne TV se cfare flitet per iks apo igrek shkrimtar.
    Nejse edhe une kot flas se ti prape se prape kur te flase KM, amin do thuash

  5. I paemer perAtePaEmer.
    Per cmimet nderkombetare u qartesova po per ato kombetare mos valle ia ka akorduar Bujar Nishani!?

    1. Mustafaj njihet si autori i:
      – katër përmbledhjeve me poezi – Motive të gëzuara (Tiranë 1978); Fytyrë burri (Tiranë 1987); Legjenda e lindjes sime (2005)…
      – përmbledhjeve me ese dhe studime – ndër të cilat ja vlen të përmenden: Fletorja reservat: shënime jashtë valixhes diplomatike (Prishtinë 1995); Midis krimeve dhe mirazheve: (ese – Tiranë 1999).
      – librave për fëmijë
      – pesë prozave – Vera pa kthim (Tiranë 1989); Gjinkallat e vapës (Tiranë 1994); Një sagë e vogël (Tiranë 1995); Daullja prej letre (Tiranë 1996); Boshti(Tiranë 1998). Me novelën ‘Boshti’ ai ka fituar dhe çmimin ‘Medicis’ në Francë më 1999.
      – etj

      Disa prej krijimeve të tij janë përkthyer në Frëngjisht, Gjermanisht dhe Bullgarisht.

  6. Shkrimtari Mustafai as me perralla nuk ka mund te josh ap beje ndonje shqiptare te beje qofte dhe nja nate te fleje gjume ashtu isi i ngopur dhe kerkon qe nje EDI RAME te beje t ngopur tere shqiptaret dhe me qe nuk i ka ngopur te tere kot ka bere nje femije nje vajsze , nje apo dy shqiptare. Mustafer te tere ku jeni. Beni dhe jo jo dy shqiptare te vuajtur por qofte dhe nje qe te perjetoje dhe nje enderr te bukur dhe do te gjeni pak paqe me vete. Me mire do ishte te na tregonit se kujt i shkruat nje kartoline ju per keto festa se sa ti mbushni mendjen femijes se gjore te heq dore nga ndihma qe ju dha. MUSTAFA a ke shkruar ndonje kartoline pershendetese per kete vit te ri apo vetem libra per te shitur. QEPE, BOLL me keto IDIOTSIRA

  7. a, nga menyra si reagon kame pershtypjen se je femer, dhe nese eshte e vertete me vjen keq qe je munduar me shume se nje ore duke kerkuar ne “google” veprat e ndritura te poetit, prozatorit, novelistit, studjuesit, dipllomatit, politikanit, gazetarit, ese-istit, etj, etj.

    1. Ndërsa unë për ty kam përshtypjen se ti qenke shumë plak sepse, po të shohësh reagimin tënd është shumë i vonuar. në Google një i ri i duhen vetëm 5 minuta për të gjetur informacionin që e solla me copy-paste.

  8. Zonjusha a, naten e mire te keqen xhaxhi se te ka ardhur koha e gjumit,……..apo do te shkosh ne pub, se helbete e premte eshte sot.
    Kujdes mer mer mbrojtesa me vete!
    Ehhh, i rente pika xhaxhit per ty!

  9. Te renda komentet.Lufta brenda lloit. Mendimi i shkrimtarit eshte per fallsitetin e kryeministrit e per minzanskenattelevizive te z GJEBREA. Sot vuajtjet, mundimet, zvarritjet per te jetuar jane te medha , mbasi jane epo shtohen. Femijetpo vdesin sa lindin, nuk kane ushqim ne familje, te xhveshur, te rraskapitur e te semure, andaj per teresinee jetesshqiptare i jap te drejte shkrimtarit qe shfaq nji ndjeje njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *