• |
ide | kryesore

‘Bomba’ e ambasadorit amerikan Lu: Ofrojmë prokurorë të FBI për hetimin e Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit
donald-lu-dhe-saimir-tahiri-690x380_1486996447-4876458.jpg



Pas takimit që zgjati rreth një orë e 30 minuta me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ambasadori i SHBA-ve, Donlad Lu bën një deklaratë të fortë. I pyetur nga BalkanWeb nëse në këtë takim janë diskutuar çështje të korrupsionit të nivelit të lartë, siç është ajo e Saimir Tahirit, Lu komentoi se SHBA-të kanë ofruar mbështetjen e tyre me prokurorë federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin./ BW

 



5 Comments

  1. KUJDES o KINEZ, tahiri e ka thene qe do i shkoje te vertetes deri ne fund, ka thene edhe qe nuk keni pare gje akoma… Kushedi sa gjera dalin, apo mos valle Tahiri do marre statusin e te penduarit sic tha nje gazetare dje?

  2. Si do e nxjerre FBI Tahirin, fajtor apo te pafajshem? Apo thjeshte te paafte nga inati qe krijoi “Policine qe Duam”?

  3. Ska nevoje per fbi.provat jane te qarta si kristali nga antimafia italiane.keto duken si justifikime per heshtjen tuaj te turpshme zoti ambasador kur shoku edi dhe shoku gramoz nuk ia hoqen imunitetin atij sorres.ju qe na tregoni dhe kur duhet te pjerdhim cuditerisht heshtet per ate skandal te paprecedente.

  4. Ari, ai e ka emrin Lu dhe jo KINEZ! Kujdes me lodren e fjales se po ta vazhdojme kete loje atij emrit tend po i shtojme nje “K” perpara dhe plotesojme portretin tend.

  5. ky kinezi eshte jo meshume e as me pak se nje lolo.ky ishte ai qe mbeshteti ramen per drogen e nuk foli asnje fjale por i mbrojti sic po ben tani.rama shkel ligjin,kushtetuten e thote se nderkombetaret nuk thone gje.ku i plas atyre.tani thote se do bjeri FBI per tahirin.per cfare,per ta nxjerre te pa fajshem.per ti mbylle gojen njerezve.mos harroni rastin e trebickes qe e vrane,natyrisht qe pushtetaret e asj kohe dhe te “ndershmit” hetues te FBI nuk gjeten prova.mjere atije qe i hengri bytha dhe se keta te gjadhet perfsh edhe FBI ju gezuan parave e pafajsise.ky kinezi eshte nje i korruptuar dhe duhet injoruar si person i tille.eshte zagar i sorosit nuk perfaqeson SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *