• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj prap takim me ambasadorët, shqiptarët presin “peshqit e mëdhenj”

Lajme, Të fundit

Dyshja Marku-Xhafaj janë familjarizuar tani me të gjithë ambasadorët e huaj. Sapo mbaron takimin njëri, hyn tjetri. Një herë tek policia, pastaj te prokuroria e më tej te ministria, vizitat ndjekin përditë njëra pas tjetrë.

Është e qartë se trupi diplomatic ka shpresë se Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku, do ta bëjnë diçka, por se çfarë, as ata vetë nuk po e gjejnë.

Romana Vlahutin ishte në zyrën e Fatmir Xhafajt edhe këtë të premte. Takimi në Ministrinë e Brendshme zgjati rreth 45 minuta.

Nuk dihet nëse Xhafaj dhe Vlahutin folën për reformat e Edi Ramës, për protestat e Lulzim Bashës apo kishin temën e vet të diskutimit.

Ajo që dihet me siguri është se Donald Lu i premtoi shqiptarëve se do t’i gostitë në janar me “peshq të mëdhenj” dhe nga janari kanë mbetur edhe 19 ditë.© Lapsi.al

2 Comments

  1. Ka nje shprehje te thene nga Konica ose Fishta (nuk jam i sigurt se cili nga te dy) se “nuk behet Shqiperia me shqiptare”. E keni seriozisht kur mendoni se Shqiperia mund te behet me kineze?!

  2. Une mendoj se po..
    Dhe arsya eshte sepse shqipetaret e shqiperise jane te grupuar/corientuar dhe kane interesa te ndryshme;
    Nje pjese i intereson shteti rremuj atu ku nuk zbatohet ligji, sepse korrupsioni po i pasuron cdo dite..
    Pjesa tjeter, pa zanat e pa pune, ata jane pothuajse pa shprese e te ardhme, cpret atehere nga shqiperia..?

    Kurse kinezet jane punetore pa llafe dhe pa komplekse, i besojne vetvetes, sistemit ligjor/shteteror dhe te ardhmes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu