• |
ide | kryesore

FOTOT/ Gjesti i pazakontë i Donald Lu pas bisedës me Fatmir Xhafajn

Lajme, Të fundit

Takimi me Fatmir Xhafajn në Ministrinë e Brendshme e ka lënë të entuziazmuar Donald Lu-në. Nga Ministria e Brendshme, ambasadori amerikan doli i qeshur në fytyrë. Madje kur pa kamerat dhe fotografët që e prisnin poshtë, bëri një veprim të pazakontë. I zgjatur dorën dhe përshëndeti policin që e nderonte në hyrjen e ministrisë.

Se çfarë bisedoi Donald Lu me Fatmir Xhafajn nuk dihet sakësisht. Me siguri që nuk ishte tema e “Vetingut në polici” që e impresionoi kaq shumë ambasadorin amerikan (ashtu siç pritet të thuhet në njoftimin zyrtar të takimit).

Gjasat janë që mes Xhafës dhe ambasadorit amerikan të jetë folur për “kulinarinë”, më saktë për gatimin e peshqve të mëdhenj, që Donald Lu ka premtuar se do të kapen në këtë Janar. Fatmir Xhafaj për momentin kontrollon policinë dhe prokurorinë. Ai ka mundësi t’i premtojë shumë ambasadorëve, por gjithsesi mbetet për t’u parë çfarë do të sjellin ditët e mbetura të Janarit. Deri tani, asgjë nuk ka ndodhur.©Lapsi.al

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu