• |
ide | kryesore

Gjirokastër, rreziku mbetet, banorët rikthehen në pallat

Lajme, Të fundit

Banorët e pallatit në Gjirokastër që rrezikon shembjen kanë shpërfillur vendimin e Bashkisë dhe Shërbimit Gjeologjik, që u ndalonte përkohësisht rikthimin në banesë deri në marrjen e masave përforcuese. Të paktën 10 familje janë rikthyer sot në banesat e tyre, ndërsa tre familje vazhdojnë të jenë strehuar tek të afërmit. Një ditë më parë një grup ekspertësh të Institutit të Gjeologjisë panë nga afër situatën rreth pallatit. Ata mbërritën në Gjirokastër me kërkesë të kryebashkiakes Zamira Rami. Pritet që ekspertët të dalin me një qëndrim përfundimtar në ditët në vazhdim. Evakuimi i tyre u bë fundjavën që shkoi. Në një raport fillestar Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është shprehur se banorët nuk duhet të rikthehen në banesa derisa të zbatohen masat përforcuese me mure për rritjen e sigurisë. Por me sa duket banorët e kanë sfiduar raportin dhe vendimin e Bashkisë Gjirokastër. Pyetja që shtrohet në këtë rast është kjo: Nëse ndodh, për fat të keq, që pallati të shembet, kush mban përgjegjësi për dëmet e mundshme në njerëz? Bashkia, policia, apo vetë banorët?!

©LAPSI.al 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu