• |
ide | kryesore

Kulisat/ Pse e shiti Rama, Armando Dukën?

Kryesore

Përditë e më shumë po forcohen dyshimet se prapa një skenari për t’i dhënë fund mbretërimit 16 vjeçar të Armando Dukës në krye të FSHF-së, qëndron as më pak e as më shumë se sa vetë kryeministri, Edi Rama.

Deri më tani kjo hipotezë shihej vetëm në trajtën e thashethemeve dhe kulisave të oborrit. Përflitej se miqësia e kryeministrit me presidentin e klubit Partizani, Gaz Demi, një kundërshtar i hapur i Dukës, pastaj afrimi i vëllait të tij Olsi Rama në drejtimin e Partizanit, po blindonin një pol lobingu për rrëzimin e kreut aktual të FSHF-së. Flitej gjithashtu se edhe sponsorizimi i ish kryeministrit Bashkim Fino ishte nxitur nga ky grupim.

Por për javë me radhë nuk kishte asgjë konkrete. Mdje herë pas here dyshimet daraviteshin nga fjalët që Fino u thoshte vetë miqve të tij gazetarë sportivë: “Pa dhënë Ok i gjati nuk mund të hyj në këtë garë”. Shumëkush mendonte se Edi Rama nuk i ngjante paraardhësit të tij Berisha që donte të rrëmbente gjithçka, madje edhe federatën e futbollit. Ata që e njihnin, vinin bast se ai nuk hapte sherre të kota dhe me kosto publike, që mund të zgjonin madje edhe reagimet ndërkombëtare të UEFA-s dhe FIFA-s.

Kjo bindje për mos implikimin e Edi Ramës bëhej më e fortë edhe për dy faktorë. Për një kohë të gjatë ai nuk po i hapte dritën jeshile Finos dhe grupimit që po e mbështeste, duke u kënaqur në mënyrë perverse me ankthin e tyre në rritje.
Një arsye tjetër ishte edhe miqësia e tij me Armando Dukën. Ata shpesh kanë drekuar apo darkuar bashkë, qoftë në Durrës, qoftë në restorantin e rezidencës qeveritare të këtij qyteti dhe marrëdhënia e tyre ishte bërë më e fortë që pas kualifikimit të Shqipërisë në Francë 2016, të cilën Rama e shfrytëzoi edhe për interest e tij politike. Madje Armando Duka arriti deri aty sa u përpoq ta mbulojë në media çmendurinë delirante të kryeministrit se dizenjuesi i fanellës së kombëtares nuk ishte kush tjetër veçse ai vetë.

Prandaj shumëkush vinte bast se mbi peshoren, në njërën anë të së cilës rëndonte klani ku bënte pjesë vëllai i kryeministrit dhe në anën tjetër Armando Duka, Rama nuk do të vendoste asnjë gur.

Por gjithçka ndryshoi papritur në fund të vitit të shkuar, kur kreu i ekzekutivit u shfaq për një intervistë në Top Channel. I pyetur nga Sokol Balla nëse ishte ai pas inisiativës së kandidimit të Bashkim Finos, ai nuk e pohoi, por dha sinjalin e qartë se i kishte hapur rrugën ish kryeministrit të ’97.

“Unë nuk jam këtu për të ndërprerë ambicien e askujt për të kandiduar”, tha Rama në 28 dhjetor në Top Story.

Dhe që nga ky moment, gjithçka u bë e qartë. Socialistët kanë shumicën e mandateve (ndoshta dy të tretat) në asamblenë zgjedhore të FSHF-së që do të mbahet në 7 shkurt. Si pasojë e faktit që klubet janë të varura në pjesën më të madhe nga Bashkitë dhe se shumicën e tyre i ka PS, për presidentin e FSHF-së mendohet se do të votohet politikisht.

Kjo gjë u bë më evidente pas shpalljes së kandidadurtës së Bashkim Finos. Edhe ai vetë dha dy sinjale të qarta politike. Së pari klubi fillestar që e propozoi atë ishte ai i qytetit të Lushnjes, bashkia e të cilit kontrollohet nga PS-ja. Sinjali i dytë ishte deklarata e vetë rivalit, se ai nuk do ta dorëzonte mandatin e deputetit. Pra se ai do të futej në një garë sportive duke ruajtur ngjyrat e partisë që i siguronin fitoren.

Po në të njëjtën ditë, të enjten, edhe Armando Duka u shfaq në televizionin që e mbështet hapur, Top Channel, duke u munduar më kot ta reduktonte rolin e Ramës dhe duke e etiketuar kandidimin e Finos si nismën e një “grupi miqsh”.

Por përpos tij, edhe të tjerët e dinë se ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo që është më e vështirë të kuptohet është fakti se përse Rama vendosi ta shesë Armando Dukën dhe pse krijoi një rival socialist për të. Një hipotezë është thjeshtë financiare. Në paraqitjen e tij të parë në fushatë në ekranin e TVSH-së, Fino deklaroi se nëse zgjidhet, ai do të ndërtojë gjatë tetë viteve të ardhshme tri stadiume të ngjashme me “Elbasan arena”. Një hipotezë e dytë është sa financiare edhe sportive. Duke qenë se gjatë presidencës së Dukës, në kampionatin shqiptar ka dominuar Skënderbeu, një skuadër e sponsorizuar nga “Ama Kafe”, ku vetë kreu i federatës është aksioner, tani mendohet të hapet një periudhë e leverdisshme nga ana futbollistike dhe monetare për “Partizanin”, që po mbështet rivalin tjetër në garë.

Por të gjitha këto janë vetëm supozime. Ajo që mund të thuhet me siguri është fakti, se pas plot 20 vitesh, që nga koha e Berishës së parë, kur FSHF e drejtonte ish ministri Edmond Spaho, futbolli mund të kthehet sërish nën dominimin e një partie politike që ka futur në garë një nga ish kryeministrat e saj, për të rrëzuar mbretërimin e Dukës. Natyrisht me bekimin e Edi Ramës.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. Imagjinata e Andit i kalon kufinjte njerezore! Konspirator si Gjyshi i tij,i nderuar qofte kujtimi i tij, Andi paguhet te zhvilloje lojen e kulisave saliniane! Nuk te paguan kush para te madhe pa qene i tille “llum” si Bushati!

  2. Me duket se titulli i artikullit nuk ka shume llogjike. Titulli me i mire ndoshta do te ishte “Pse nuk e bleu KM Armando Duken?” Eshte e qarte se Rilindja jo vetem po nderron emrat e institucioneve per te krijuar idene e risise, por po vendos ne krye te cdo institucioni njerezit e besuar me qellim qe te kontrolloje gjithcka. Ju kujtohet psh aksioni i madh “Fundi i marrezise”? Menjehere pas atij aksioni u hap nje kompani e re bastesh me “Fair play” ne emer se nuk me kujtohet emertimi i plote. Si mori dikush guzimin ne kulmin e luftes kunder lojrave te fatit te hape nje kompani bastesh? Pas fitores se Finos dhe vendosjes se tij ne krye te FSHF do shihetqarte arsyeja. Problemi nuk eshte thjesht kontrolli mbi gjithcka, por marrja nen kontroll e te gjitha mundesive per te fituar financiarisht…

  3. Po pse e kisthe blere Rama ket mafjozin Duka qe tani po e shet ???

    O bushat… cdo dite e me poshte po bie… Analiza komplet pa kuptim dhe jo te bazuara ne fakte .

    Po ne qofte se zgjidhet prap ( uroj jo) ky Duka … do besh ndonje analize tjeter…. ‘ PASI MOR SHUMEN E EUROVE RAMA E LA DUKEN PRAP NE KRYE TE FSHF’

    po te shikosh analizat e tua me nje distance je me te madhe se nje muajore do te shohesh qe ka analzia komplet te kunderta me njera tjetern.. pra cfare thua sot, shkruan te kunderten pas nje muaji.

  4. …nje pazar i prishur per menaxhimin e kulles qe po ndertohet ne stadiumin “Qemal Stafa”…vetem kjo i ka bere te prishen..!!

  5. Rama Duken nuk e bleu asnjeher, por iu afrua se futbolli arriti ate qe asnje qeveri nuk e arriti dot ne gati 30 vjet! futbolli na dha dinjitet dhe imazh te barabarte me me te miret e europes dhe ishte shum e thjesht dhe komode te behej pjes e saj. Duka normal do ta afronte se KM burri i botes. Tani KM thote me mir po e fus ne xhep dhe shkelmin Dukes se kush e duron, se edhe i cik tangarllik ka ai me then te drejten dhe bravo i qofte!
    Duka ka gabime plot, normal, po Fino ose me mire politika ne futboll eshte marrezi o njerez! larg larg larg, turp turp turp!

  6. Jeni njerez vari karin ne plot kuptimin e fjales…po mire more palaco po si nuk u vjen turp si nuk doli nje gazeçar te flase per duken qe ka 16 vjet aty a thua se e ja ka lene babai trashegimi…

  7. Ktu politizohet cdogje, kishte mbetur federata. Paradoksi esht qe fifa ka rregulla qe denojne politizimin nderkohe ketu del hapur nje kantidat qr aq i bind esht per platformen e vet sa ka frik me heq dhe mandatin. Esht paradoks.

  8. jo se kam ndonje simpati per duken,se edhe ai ne ate vend eshte prej politikes.por rama se ka problem te shes jo vetem duken por edhe gruan e nene e tije.mos harroni si e ka nxjerre ne mes te nates jashte ne bizhame nenen e tije.

  9. Po na e nxirrni Duken more komentues Pastertia vete.Pafajsia vete.Ndershmeria vete.Kur i madh e i vogel e njeh ate dallkauk hajdut.Te SHPORRET sa me shpejt.Eshte KANCER i futbollit KUQ e ZI.Dhe boll ju administrata e FSHF. Cdo Shqipetar ane e mbane botes po kerkon te shkulet kjo Semundje nga futbolli. Ju llapni kot

  10. Ti Tifozi i despheruar ashtu rri se e meriton te jesh se fundja cfar je ti nje rrogetar i Dukes dhe duhet ti sherbesh.Por po ruajte pak personalitet per.vete mire do besh do te te hyje ne pune ndonjehere nuk i dihet.Jo te gjithe te pelqejn pa personalitet.Here tjeter shkruaje I DESHPERUAR

  11. ARROGANTI ti ke shume te drejte por Gazetaret i mori Duka Futbollin e mori Duka.Cdo gje ne kete vend ka pronar Don Duken.Sic tha dhe AGALLIU Mos u demoralizoni Me e mira po vjen eshte nisur Arrin ne 7 shkurt.Zhdukja e pushtetit 16vjecar te Don Dukes.Bravo Ansi Agalli ke parandjenj te fort mor djal jo vetem kembe te forta.BRAVO. ANSI AGALLIU

  12. Je bere monoton dhe i shpifur deri ne vjellje Bushat! Si nuk guxove nje here te thuash te verteten kunder rrenarrames pa ja i shtuar dhe hiperbolizuar te metat e qeverise Berisha, sido qe beri shume te mira dhe noshta pak jo te mira si gjithe qeverite e evropes, ndersa miku yt i pegere vetem te zeaza ben, te cilat edhe ti i premend, opr jo pa paguar doganen tek kkk!, Turp!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu