• |
ide | kryesore

Maqedoni, kërkohet nga Presidenti të mos dekretohet ligji për gjuhën shqipe

Lajme, Të fundit



Në Maqedoni i kërkojnë presidentit Ivanot të mos dekretojë ligjin e miratuar të enjten për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Shqipëri. Kërkesa është bërë nga parti opozitare, organizata të diasporës, akademikë maqedonas etj. Sipas tyre ky ligj është antikushtetues. Përmes një letre publike, anëtarët e rëndësishëm të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, Katica Kjulafkova, Gordana Siljanovska and Simona Madzoska thanë se ligji vë në rrezik statusin kushtetues të gjuhës maqedonase, duke njohur dygjuhësinë dhe një lloj identiteti dykombësh. Këta persona njihen për qëndrime të ashpra kundër shqiptarëve. Sidoqoftë edhe nëse Ivanov nuk e dekreton, ligji rikthehet në Kuvend dhe pas miratimit hyn në fuqi automatikisht. E vetmja mënyrë që ky ligj të rrëzohet është nëse vendos kundër tij Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë.

©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *