• |
ide | kryesore

Mbledhja e qeverisë/ Rama pritet me protestë në Lezhë (Video)

Lajme, Të fundit

Ditën e sotme Rama ndodhet në Lezhë ku është duke mbajtur mbledhjen e qeverisë së tij. Kjo është mbledhja e parë e qeverisë Rama për këtë, por ardhja e abinetit të tij në Lezhë është pritur me protest dhe me pankarta në këtë qytet. “Kanabis”, “korrupsion” dhe “krim” ishin disa nga mbishkrimet që mbanin protestuesit në Lezhë.

Mësohet se kanë qenë banorët e Torovicës ata që janë hedhur në protestë, ndërsa protestojnë për gjendjen e rrugës së fshatit të tyre. Ndërkohë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, njëherësh edhe deputetë në këtë qark, bisedoi me disa banorë, ndërsa u premtoi atyre se do të shqyrtohet projekti për rikonstruksion.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu