• |
ide | kryesore

Nga e zeza në të bardhë, yjet ndryshim total në “Critics Choise Awards” (Foto)

Paparazzi, Slider



Nëse 4 ditë më parë yjet e kinemasë dhe muzikës parakaluan tapetin e kuq të “Golden Globes” të veshur me të zeza për t’u solidarizuar me viktimat e abuzimeve seksuale në Hollywood, situata ka ndryshuar ditën e kaluar. Një pjesë e mirë e tyre ishin veshur me të bardha, këtë herë pa një qëllim të caktuar dhe kanë parakaluar tapetin blu të ceremonisë së “Critics Choice Awards” në Santa Monica. E para dhe më e bukura Angelina Jolie mbante veshur një fustan të “Ralph & Russo” në të cilin dukej e mrekullueshme. Diane Kruger, Emma Roberts, Kate Bowsworth, Saoirse Ronan e shumë të tjera u shfaqën me të bardha dhe u cilësuan si të veshurat më mirë në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve. Edhe pse të gjitha këto artiste dukeshin të mahnitshme me veshjet e tyre ajo që vërtetë shëndriti ishte Nicole Kidman, jo vetëm për fustanin e dizejnuar nga “Valentino” por edhe për faktin se rrëmbeu një ndër çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes.
Seriali “Big Little Lies” në të cilin ajo ka interpretuar u shpall fituesi i katër çmimeve në kategorinë “Television” ku Nicole Kidman triumfoi si aktorja më e mirë në një serial.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *