• |
ide | kryesore

PD pret pozitivisht përfshirjen e hetuesve amerikanë në çështjen ‘Tahiri’

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së sotme të Donald Lu, se SHBA është ofruar për të angazhuar prokurorë federalë amerikanë dhe agjensi të zbatimit të ligjit amerikane në çëshjen ‘Tahiri’, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti i Vlorës, Agron Shehaj deklaroi se e sheh të domosdoshme përfshirjen e FBI-së në hetimin ndaj Saimir Tahirit. Për të mbështetur këtë, Shehaj shtron pyetjes nëse dikush beson se Edi Rama do të mund të hetojë ish-krahun e tij të djathtë.

Deputeti i djathtë është i bindur se nëse dënohet Tahiri, në rradhë vjen Edi Rama dhe njerëzit e tij.

POSTIMI I SHEHAJT:

“Nuk dënohet Tahiri pa Ramën

Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu dhe e shoh te domosdoshme përfshirjen e FBI ne hetim. Kush ka besim që Rama mund të hetoj ish-krahun e tij të djathtë?

Ai e ka te qarte që po u dënua Tahiri do dënohet edhe Rama dhe shokët e tij.” – shkroi Agron Shehaj në Facebook.

DEKLARATA E AMBASADORIT AMERIKAN:

“Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.” – u shpreh Donald Lu për “News 24”.

©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. askush nuk mund dale mbi ligjin ,kjo eshte domosdoshmeri po ligji kujt li sherben te drejtes hakut apo interesit te disave duke u kthyer ne padrejtesi per shumicen ,kujt i sherben ligji padrejtesise ,apo drejtesise ,ky eshte thelbi sepse nje klas politike per 100vite ka sjelle ket ralitet ,qe nuk tolerohet dhe gjith duan ta ndryshojne ,si mund te imagjinohet qe njerez te padrejte vendosen ligje te drejta po te kish qene keshtu nuk do ekzistonte ky ralitet ne shqiperi dhe askun,,por raliteti ne toke ne cdo ,aspekt ,ka hyre ne tregusit e vishtiresive drejt ekstremit dhe ketto nuk jan tregues drejtesie dhe rregulli por tregues padrejtesie ,keshtu qe ndikimet ne cdo vend ka ndikime nga jashte brenda dhe brenda jashte ne menyre te ndersjellte ,,sepse shqiperia nuk eshte diku nje planet tjeter dhe ska ndikime ne toke sido qe te jete ,por ndollet ne toke dhe nen ndikimin e padrejtesive ndaj nesh ne 100vite ,keshtu qe vetingu shqiptare ,i ngjane nje vetingu global pershkak te ndikimit dhe nderthurjes nese me te vertet te gjith duam te mesojme te verteten se cfar ka ndollur per 100vite dhe do ndollin me shqiptaret ne te ardhmen ceshtja shqiptare nuk kaperdihet lehte ,ajo tani sapo ka filluar te dale ne shesh ligjerisht ,ku cdo pretendim ,ndaj shqiptareve ,per krime e padrejtesi ,ka nje shkak qe pacmangeshem ,hetimi zbulon shkakun por qe cdo krim ka lillje me burimin shkakun ,ne cdo pikpamje formim ,ligje politika dhe ketu cdo gje ndikoj nga jashte per te qene te coptuar paditur ,shkatrruar gjunjezuar dhe borxhe duke kthyr hapsiren shqiptare ne treg interresash per kedo qe eshte i fuqishem duke lene nje komb me gisht ne goje,ky eshte rendimenti i formimit coptimit politikave ligjeve padrejtesise vetem krimi gjithnje ne rritje ,sepse padrejtesia u zhvillua dhe perballe keni te zhvilluar cilesit e saje ,padrejtesia eshte negativitet ne cdo pikpamje,ajo nuk sjell dobi ,dobin e ka drejtesia por ajo nuk eshte zbatuar nga jashte as nga brenda ne asnje moment,,nuk e kuptoje se si nje bote e padrejte ndaj nesh ne 100vite ,sote te behet e drejte dhe vere drejtesin ,atehere zbresim ne pytjen kush quhet drejtesi dhe kush zbatohet si drejtesi ,sepse drejtesin e ka krijuar dhe percaktuar vetem zoti krijuesi botnave,,eshte e gateshme nuk ka lene vend per ta permirsuar ,ndoshta shqiptaret kan me nevoj per te verteten pajtim te brendeshem ,ndryshimin e klases politike ne thelb me xhenerata te reja qe skan lillje me to shqiptaret kan nevoje te behen organikisht nje trup ,sic ishin perpara coptimit etnik sic late kombin gjerman te bashkohet,un nuk jam kunder drejtesise ,sepse drejtesia e verteta eshte e lillur me vet ekzistencen e normalitetit te jetes ne toke por un nuk pajtohem me padrejtesin ,sepse me te per 500vite u ngopem e drejtesis te vertetes shum larg i degjohet aroma shija dobia jo vetem me fjale ndiqet me veprime e verteta nuk njeh tjeter vetem sukses me drejtesin te verteten e keqa hesht dhe e mira perhapet mbulon token anemban,ajo eshte e dallueshme lehte nga cdo shtres dhe nivel njerzor,kjo eshte fjala lire pa pengese por mundesi kujtese dhe dobishe ,gjeja me e lehte eshte fshirja e komentit ,por ceshtja eshte perfitimi dobis nese ka dicka ne te un e shoh nga kendveshtimi historik te pandare ceshtjen shqiptare ,duke me matur me te verteten,por i lutem kujdo qe din dicka me shum ,le ta permirsojne dhe kushdo qe sheh ndonje gabim le ta permirsojne ne menyren me te mire ,dhe dobishem mbasi jeta eshte proces zhvillimiku sukseset vine permes domosdoshmerive ndonse ne fund por po ndoll nje zgjim kombetare per te vlersuar ralitetin ndar problemin dhe pranuar zgjilljet ne kete proces zhvillimi un thjeshte kujtova te diturve urteve te shfrytezojne urtesin ,ne zhvillimet ne vazhdim qe hap pas hapi nga shvillimet ky komb i shumvuajtur ,te anojne nga dobia pozitiviteti jo mashtrimi padrejtesia ,mendimi lire eshte pranuar kudo ne bote eshte normale sepse te gjith mbrojne veten familjen kombin e vet kudo qe ndollen te drejten hakun e duan dhe kerkojne dhe mbrojne cdo banore i tokes sepse me te drejten hakun eshte e lillur cdo zgjillje e jetes e individit dhe kolektivit,me respekt per respektuesit dhe mirkuptim per keqkuptuesit ,duke ju lene mbi tavolin fjalen profetike duajini per tjetrin ate cfar deshiron per veten tende,,/shtoj nga vetja kjo eshte rruga mirbesimit marrveshjes mirkuptimit unitetit

  2. Asgje nuk do bejne keta te fbi-se; Krye hajduti rrama, ka aq para nga droga e vjedhja e bankave saqe do te bleje dhe prokuroret amerikane nepermjet delnxhiut Lu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *