• |
ide | kryesore

Policit rrugor i djegin makinën dhe i hedhin dy granata dore në shtëpi

Lajme, Të fundit



I djegin makinen dhe në oborrin e banesës i hedhin dy granata dore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45 në banesen e 60-vjeçarit me inicialet K.V në Fushë-Krujë. Makina është e Agron Vogës, i cili mësohet se është polic rrugor në Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv. Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 



1 Comment

  1. Mos u cudisni! Jane kontigjenti i PD-se me te cilet sipas deklarates te Sali Berishes per 2 ore merte pushtetin me grusht shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *