• |
ide | kryesore

Presidenti i KE: Historia e Ballkanit më dramatike se skenari i ‘Game of Thrones’

Lajme, Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh sot se historia e Ballkanit është më dramatike dhe interesante se skenari i serialit televiziv “Game of Thrones” (Loja e froneve).

Tusk shtoi se BE dëshiron që e ardhmja e rajonit të Ballkanit të jetë më pak e ngjashme me skenaret dramatikë.

“Historia e Ballkanit është më dramatike dhe interesante se skenari i serialit televiziv ‘Games of Thrones’, edhe pse nuk ka dragonj në të. Ne duam që tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit të jenë më pak të ngjashme me skenaret dramatike. Stabiliteti, siguria, prosperiteti, kjo është ajo që meritojnë popujt e të gjithë rajonit. Qëllimi i Bashkimit Europian është të ndihmojë që ky skenar të bëhet realitet” – tha Tusk gjatë fjalës së tij në kryeqytetin e Bullgarisë.

“Game of Thrones” është një ndër serialet më të ndjekur televizivë të momentit, suksesin e të cilit ekspertët e lidhin me intrigat, kurthet dhe vllazëritë e personazheve dhe vendeve, ku pushteti është qëllimi final.

©LAPSI.AL 

_99222726_tusk_reuters

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu