• |
ide | kryesore

Pse nervozohet Fino kur e pyesin: “A po të mbështet Rama për FSHF-në?”

F1, Sport



Ish-kryeministri Bashkim Fino ka bërë tashmë zyrtare kandidaturën e tij për President të FSHF-së përballë Armando Dukës. Të enjten në mbrëmje ai e shpalli kandidaturën në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, por u nervozua dukshëm kur gazetari Pano Xhixho e pyeti: “A mos është kjo një ndërhyrje e politikës në sport?”. Fino tha se ndiente neveri kur e përmendin një gjë të tillë.

“E kam dëgjuar këtë dhe do të doja që me neveri të mos ktheja përgjigje. Unë jam një politikan i vjetër karriere. Kam 20 vjet deputet. Unë do të mendoj 24 orë për futbollin” – tha ndër të tjera Fino duke iu përgjigjur pyetjes.

Por të njëjtën pyetje ia kanë bërë edhe një ditë më pas në një intervistë që Fino dha për Top Channel. Sërish Fino thotë se kjo është këto janë pyetje të sponsorizuara.

“Kjo është një nismë e imja, nismë e shumë miqve të mi që më kanë inkurajuar që ta ndërmarr. Qesha pak në fillim sepse e di që këto janë pyetje të sponsorizuara, jo në sensin negativ, por problemi qëndron se ju e dini që Federata është një organizatë jofitimprurëse (OJF). Nga pikëpamja ligjore nuk pengon askënd për të kandiduar, në qoftë se plotëson kriteret apo nëse ke një kërkesë zyrtare qoftë edhe nga një klub i vetëm për t’u futur në një garë” – tha Fino.

A ka ai mbështetje apo sponsorizim nga kryeministri Rama?

“Nuk ka asnjë sponsorizim. As në thonjëza dhe as pa thonjëza. Nëse ju doni që t’i hyjmë historikut dhe të flasim, unë kam lexuar, kam studiuar, kam folur edhe me drejtuesit e UEFA-s, sot ke precedentin e futbollit francez, presidentin e futbollit gjerman, të dy të ardhur nga politika. Pas 20 vitesh në politikë janë kthyer të drejtojnë futbollin. Ku është mëkati, nëse unë kam qenë 20 vite deputet dhe s’jam pjesë e qeverisë, të vij e të kandidoj me një platformë dhe nëse votëbesohem të jem nesër një president në funksion të futbollit, për të mirën e futbollit dhe një avokat i futbollit? Me kaq dua ta mbyll, pastaj komentet e tjera mund t’i bëjë kushdo”.

Me këtë përgjigje kërkon ta mbyllë Fino debatin duke e konsideruar atë të parëndësishëm, por në fakt kjo është çështja. Pasi i ka marrë të gjitha, a po merr politika përfundimisht edhe sportin? ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ky eshte politikan karri….ere, kukull ka qen gjith jeten, i ka pjell kaposhi….ta shtysh ate nuk ngrihet dot, rrokulliset si top…te pakten te lozin futbollistet

  2. Ti do jesh ndonje nga ato Karr..ieristet e fsh se Se ju te vetquajtura femra ne Fshf vetem kete gjuhe njihni.Karri…eren e keni shume qejf.Kapeni per flokesh aty brenda ne zyra per pak karri …ere moj mjerane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *