• |
ide | kryesore

Rama cinik edhe në Lezhë me gazetarët. Bën gjoja sikur ngatërron emrat e dy televizioneve

Lajme, Të fundit

Qeveria është zhvendosur këtë fundjavë në qytetin e Lezhës. Sot gjatë një konference për shtyp, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë me gazetarët e mediave lokale dhe që punojnë gjithashtu edhe si korrespondentë të televizioneve të tjera në kryeqytet. Natyrisht që ai u përmbajt duke mos e përmendur etiketimin ‘kazan’, por bëri diçka tjetër.

Me vetëdije të plotë dhe gati me një ndjejë përbuzjeje, ai u tregua jo pak cinik kur bëri të paditurin për dy televizione, gazetarët e të cilëve i drejtuan pyetje. Pyetjen e parë ia bëri gazetari i Ora News, të cilin Rama e kujtoi se ishte Vora News. Pyetjen e dytë ia bëri gazetari i Fax News, të cilin Rama e kujtoi se ishte Fox News. Sigurisht që ai e di shumë mirë se s’ka Fox News në Shqipëri, aq më tepër në Lezhë dhe as Vora News. Kryeministri është nga njerëzit më të informuar në vend, por ngatërrimi me dashje për emrat e televizioneve është thjesht shprehje e cinizmit të tij ndaj medias.

©LAPSI.al 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu