• |
ide | kryesore

Reagon nëna e djalit në kopertinën e H&M që u akuzua për racizëm

Paparazzi, Slider



Nëna e djalit, i cili u vendos në qendër të vëmendjes, ka dalë në mbrojtje të H&M për bluzën që u cilësua si raciste, duke u thënë njerëzve që ta “hedhin pas krahëve”. H&M kërkoi ndjesë pasi reklamoi një bluzë me sloganin “majmuni më i bukur në xhungël” të veshur nga një fëmijë me ngjyrë. Bluza tani është hequr nga shitja, ndërsa bashkëpunëtorët e H&M përfshirë The Weeknd dhe G-Eazy shkëputën marrëdhënien me markën suedeze. Nga ana tjetër nëna e modelit nuk shqetësohet fare për bluzën. Një grua me emrin Terry Mango, e cila është nga Kenia, por jeton në Suedi, besohet së është nëna e modelit, ndërsa tashmë janë publikuar edhe fotot e komenteve të saj lidhur me situatën.
“Unë jam nëna e tij dhe kjo është një nga qindra veshjet që im biri modeloi. Është një çështje e panevojshme. Hidheni pas krahëve”. “Kam qenë në të gjitha fotografitë e tij dhe në këtë. Gjithkush ka të drejtën e mendimit të tyre për këtë”. “Unë me të vërtetë nuk e kuptoj, sepse nuk është mënyra ime e të menduarit. Më vjen keq”.
Ajo thotë se djali i saj është paragjykuar nga të njëjtët persona që sot e mbrojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *