• |
ide | kryesore

Vettingu, Kryeprokurorja takohet me përfaqësues të ‘Euralius’

Lajme, Të fundit

Kryeprokurorja Arta Marku zhvilloi sot një takim me përfaqësues të misionit “EURALIUS”. Temë e bisedimeve ishte ecja përpara me zbatimin e reformës në Drejtësi si dhe procesin e “Vetting”-ut.

Siç njofton zyra për shtyp e kryeprokurores, Arta marku theksoi rëndësinë që ka përshpejtimi i “Vetting”-ut, ligji për rivlerësimin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për sistemin e drejtësisë. Gjithashtu u theksua nevoja për forcimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në luftën kundër veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe trafiqeve. Bashkëbiseduesit theksuan njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu